More

    ‘𝐀𝐭𝐥𝐚𝐬𝐢 𝐝𝐢𝐚𝐥𝐞𝐤𝐭𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐢 𝐭ë 𝐟𝐨𝐥𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 𝐧ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐧 𝐞 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭’, 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 𝐦ë 𝐢 𝐫𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐟.𝐝𝐫.𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚𝐟𝐚 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦𝐢t

    Profesori i UNT-së, prof.dr.Mustafa Ibrahimi publikoi librin më të ri ‘Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut’, që vie pas botimit të vëllimit të parë të Atlasit dialektologjik i të folmeve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut me terme nga fusha e blegtorisë (2019), kësaj radhe me emërtimet dialektore të veglave tradicionale, siç janë: zgjedha, pllugu (parmenda), samari, rrota, qerrja, tezgjahu dhe shtëmba.

    Për realizmin e këtij studimi u përdor pyetësori prej 52 pyetjeve për emërtimin e çdo pjese të këtyre veglave tradicionale.

    Për finalizimin e Atlasit u angazhuan: studentë, mësues, profesorë, bujq, si dhe vetë autori. U anketuan mbi 90 informatorë, kryesisht të moshuar, bujq dhe amvise.

    Anketimi u zhvillua në 70 fshatra që gjenden në rrethin e: Manastirit, Prilepit, Krushevës, Velesit, Strugës, Dibrës, Kërçovës, Tetovës, Gostivarit, Shkupit dhe Kumanovës. Si rezultat i këtij anketimi u hartua fjalor me rreth 700 njësi leksikore, kryesisht sinonime dhe variante dialektore.

    Të gjitha këto variante janë përfshirë në 52 harta dialektore, sa numëron Atlasi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Bora e parë mbulon pullazet e një fshati të Shkupit

    Sonte ka filluar bora e parë në rrethinën e Shkupit. Fotot e dërguara nga lexuesit e derveni.info nga Karadaku...

    Presidenti Meta viziton Dibrën

    Sot me rastin e 111 vjetorit të Kuvendit të Dibrës Presidenti i R.Shqipërisë Ilir Meta vizitoi qytetin e Dibrës....

    AlternAtivA: Jemi KUNDËR legalizimit të mariuhanës

    Pas njoftimit të Kryeministrit se dëshiron të bëjë legalizimin e mariuhanës dhe, sipas tij, vendosjen e saj në korniza...

    Arrestim më Aeroportin e Shkupit

    Mbrëmë pas mesnate rreth orës 1:40 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga nëpunësit policor është privuar nga liria B.N...