More

    1 milion e 972 mijë e 466 votues kanë të drejtë vote në Kosovë

    - Marketing -

    Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka filluar certifikimi i listave të kandidatëve, subjekteve politike e koalicioneve për zgjedhjet e 6 tetorit.

    Certifikimi pritet të përfundojë të martën, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

    Ai ka njoftuar se gjatë vikendit, partitë kanë pasur mundësi që të bëjnë edhe ndryshimet e fundit në lista.

    Elezi ka paralajmëruar se mund të ketë edhe moscertifikim të ndonjë subjekti apo kandidati, nëse nuk i plotëson kriteret ligjore.

    Kurse, më 17 shtator do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

    Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas listës preliminare, të drejtë vote kanë 1 milion e 972 mijë e 466 votues. Kurse, 33 mijë e 791 emra janë larguar nga lista votuese, pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sheqerinska fotografohet me emblemën e UÇK-së

      Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa e shfaqur në një foto të shkrepur me...

    Sulejman Rexhepi thotë se jep dorëheqje nga udhëheqja e BFI-së

    Edhe pse u njoftua opinioni para disa ditëve se Riaseti i BFI-së ka shkarkuar Sulejman Rexhepin nga kreu i...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit. Gjatë pasdites dhe në fund të ditës do...

    Bërns: Fluturimi i aroplanëve për mirëseardhje në NATO shprehje e mbështetjes sonë të përhershme

    Fluturimi i aeroplanëve ushtarak amerikan sot mbi  Shkupin është shpehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -