More

     10 thënie inspiruese nga Elon Musk

    Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, ju duhet të mendoni gjëra të mëdha. Inspirohuni nga njeriu i cili dëshiron të dërgojë njerëzit në Mars.

    Si themeluesi dhe kryeshefi Ekzekutiv i SpaceX, bashkë-themeluesi dhe kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, drejtori i SolarCity dhe themeluesi i ri i ‘’Boring Company’’, e cila planifikon të ndërtojë tunele nën tokë për t’i ikur trafikut të Los Angeles, i çuditshmi Elon Musk është një njeri me shumë talente, transmeton Ekonomia Online.

    Duke punuar me orë të gjata dhe duke u përpjekur të ndryshojë botën, Musk është një inspirim dhe një mister për të gjithë. Me shpresa për të mbrojtur tokën nga zhdukja e njerëzimit, ju madje mund ta quani këtë ndërmarrës supernjerëzor.

    Duke ndërmarrë rreziqe, duke u ngritur nga dështimet, duke provuar të arrijë të pamundurën, kemi shumë gjëra për të mësuar nga miliarderi i guximshëm.

    Dhe kur është fjala për biznes, ide, pasion, ndryshim, Musk ka një përgjigje.

    Lexojini këto 10 thënie nga gjeniu inovativ.

    Për dështimin

    “Dështimi është një mundësi këtu. Nëse gjërat nuk po dështojnë, ju nuk po sillni mjaftueshëm risi’’.

    Për fillimet

    “Hapi i parë është të vendosni se diçka është e mundur; pastaj mundësitë ndodhin’’.

    Për punën e rëndë

    “Ju duhet të jeni shumë të rreptë për të bërë më të mirën që mundeni. Gjeni çdo gabim dhe ndreqeni atë. Kërkoni reagime negative, veçanërisht nga shokët’’.

    Për motivimin

    “Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse mundësitë janë kundër jush, ju prapë duhet ta bëni atë’’.

    Për mundësinë

    “Është në rregull të vendosni të gjitha vezët në një shportë aq gjatë sa e keni nën kontroll atë shportë’’.

    Për rreziqet

    “Ka shumë paragjykime kundrejt rreziqeve. Të gjithë po provojnë të ikin nga ato’’.

    Për bashkëpunimin

    “Njerëzit punojnë më mirë kur e dinë se cili është qëllimi dhe pse është ai. Është e rëndësishme që njerëzit të vijnë me dëshirë të madhe në punë në mëngjes dhe të kënaqen duke punuar’’.

    Për pasionin

    “Njerëzit duhet t’i ndjekin ato për të cilat janë pasionantë. Ajo do t’i bëjë më të lumtur se çdo gjë tjetër’’.

    Për fillimet

    ‘”Nëse po provoni të krijoni një kompani, është sikur të gatuani një tortë. Ju duhet të keni të gjithë përbërësit në proporcionin e duhur’’.

    Për ndryshimin

    “Disa njerëz nuk i pëlqejnë ndryshimet, por ju duhet të pranoni ndryshimet nëse alternativa është një katastrofë’’.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Dr. Ilir Hasani me operacion të ri për frakturat e shtyllës kurrizore

    Muaji korrik do të shënohet në analet e Trauma*tologjisë dhe Ortopedisë së Republikës së Maqedonisë së veriut. Mjeku shqiptar...

    Filipçe: Jemi të përgatitur për një skenar edhe më të keq në vjeshtë

    Ministri i shëndetësisë vazhdon të thotë se në vjeshtë Maqedonia mund të përballet me një valë të re të...

    DUFLLA Then Akullin, E Para Në Republikë

    Që nga marsi i këtij viti Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për kufizime të lëvizjes së lirë dhe...

    Tetova në këmbë kundër shtrejtimit të energjisë elektrike, qindra tetovarë në protesta

    Ka filluar protesta e paralajmëruar kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike nga ana e Komisionit për Energjetikë. Protesta...