More

    A do të zgjatet orari i punës për kafenetë dhe restoranet?!

    Tashmë disa muaj kafeterite dhe objektet hotelierike punojne deri ne ora 18:00, por shpresat per zgjatje te orarit te punes dje i ngjalli ministri Filipçe në një preskonferencë.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje deklaroi se objektet hotelerike do të mund ta kthejnë orarin e punës deri në ora 21:00 vetëm nëse gjendje epidemiologjike mbetet stabile siç është për momentin.

    Në pyetjen nëse planifikohen masa të reja ose lehtësim të masave pa festave, Filipçe paralajmëroi rikthimin e orarit të punës deri në ora 21:00.

    “Konkretisht mund të them se hoteleritë do të kthehen në orarin e punës deri në ora 21:00. Po e ndjekim gjendjen se si po zhvillohet dhe sipas analizave, në të ardhmen do të vendosim nëse do të ketë kufizime shtesë”, theksoi Filipçe.

    Ndryshe, masat kufizuese sipas vendimit të fundit të Qeverisë do të vlejnë deri më 18 janar.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    A ka “bomba” që zbardhin të vërtetën për “Monstrën”?!

    Shpresat për zbardhje të plotë të rastit “Monstra” ishin të mëdha para se në pushtet të vijë kryeministri Zoran...

    Shilegov: Plani i Detajuar Urbanistik (PDU) tashmë është miratuar, as unë e as Bexheti nuk mund të vendosim për Treskën

    Plani i detajuar urbanistik për zonën afër liqenit Treska tashmë është miratuar dhe ajo që po ndodh aktualisht atje...

    Banorët e Kondovës ankohen për mungesë të energjisë elektrike, kërkojnë zgjidhje urgjente nga EVN-ja

    Tashmë dy muaj një pjesë e banorëve të fshatit Kondovë të Komunës së Sarajit po përballen me mungesë të...

    Rexhepi inspekton punimet e urës në Kumanovë

    Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi ka inspektuar punimet e urës në Kumanovë. Me këtë rast Rexhepi është shprehur...