Home / ARSIMI / Ademi: Jo kryetarët e komunave, por mësimdhënësit do t’i zgjedhin drejtorët

Ademi: Jo kryetarët e komunave, por mësimdhënësit do t’i zgjedhin drejtorët

Ligji i ri për arsim fillor sjell ndryshim në mënyrën e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave. Këtë në Shtip e paralajmëroi ministri për arsim dhe shkencë Arbër Ademi, duke e quajtur sistemin e ri “de-partizim i shkollave”, njofton Portalb.mk.

Për atë kush do të jetë menaxheri i ri i shkollës, sipas propozim-ligjit, do të vendosin mësimdhënësit.

“Në pjesën e de-politizimit dhe de-partizimit të shkollave, ka ndryshime të mëdha në aspektin e emërimit dhe zgjedhjes së drejtorëve. Mendoj se kjo zgjedhje duhet t’u lihet vetë shkollave, ato vetë të vendosin kush do të jetë udhëheqës i ri i tyre, menaxheri i tyre i ri, duke pasur parasysh se ato më së miri i njohin kolegët e tyre dhe këto procese të jenë larg politikës”, ka thënë ministri Ademi.

Një nga risitë e parapara me ligjin e ri është kufizim i numrit të nxënësve në një paralele deri në 30, në vend të 34 deri tani, ndërsa numri minimal prej 24 në 20.

Kjo është përshëndetur si risi pozitive nga ana e drejtorëve të shkollave në Shtip, por  problem që nuk është përfshirë me ligjin, kurse u prezantua në debatin e sotëm, është mos përkufizimi i rajonizimit obligativ. Prandaj, disa shkolla janë përplot me fatosa, disa të tjera mezi regjistrojnë nga një ose dy paralele.

“Nga ajo që arrita ta shoh për këtë kohë të shkurtë, s’ka ndonjë ndryshim thelbësor në draft-ligjin. Ka vërejtje dhe do t’i arsyetojmë. Ndryshim thelbësor është mënyra e themelimit të shkollave fillore, megjithatë, gjithë ajo që ndikonte në arsimin fillor në periudhën e kaluar, në këtë draft të ligjit nuk arrita të shoh se diçka është përmirësuar. Para se gjithash janë regjistrimet e nxënësve, si dhe statusi i mësimdhënësve”, ka thënë Trajçe Dimkov, drejtor i SHKF “Goce Dellçev” nga Shtipi.

“Rreth statusit të mësimdhënësve dhe punonjësve profesionalë kemi draft-ligjin e dytë me të cilin parashihet edhe zhvillimi i karrierës dhe profesional dhe mbështetje për mësimdhënësit, për shkak se mungon përkrahja nga shteti dhe institucionet për zhvillim profesional të mësimdhënësve. Janë paraparë trajnime për përsosjen e mësimdhënësve tanë me qëllim që ta organizojnë procesin arsimor në mënyrë sa më cilësore”, është përgjigjur ministri Ademi.

Mësimdhënësit janë ankuar për mungesë të mjeteve materiale, për çka ministri Ademi njoftoi që janë në negociata me Bankën Botërore për të miratuar projektin për përmirësim të kushteve në shkolla.

“Jemi në shekullin 21 dhe s’mund të lejohet në ndonjë shkollë ende të mos ketë mikroskop, të mos ketë epruveta, harta gjeografike”, ka thënë Ademi.

Arsimi në qytetin universitar Shtip është në periudhë të ndryshime serioze, me zvogëlim të vazhdueshëm të numrit të nxënësve. Këtë vit arsimin fillor e kanë përfunduar 419 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme ka më shumë se dy herë vende të lira – 986. Plotësimi i paraleleve të parapara do të varet nga nxënësit e komunave tjera.

 

About Derveni Info

Check Also

Përfundon rikonstruimi i urës Goce Dellçev

Rikonstruimi i urës Goce Dellçev ka përfunduar dhe me këtë është normalizuar edhe trafiku. Vozitësit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *