Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë Dimitris Janakakis pasi që këtij të fundit i përfundon mandati si ambasador në Republikën e
Maqedonisë së Veriut. Ahmeti gjatë këtij takimi ka falënderuar Janakakisin për bashkëpunimin e mirë dypalësh gjatë mandatit të tij si dhe i ka shprehur vlerësim për punën e tij në drejtim të përafrimit të dy vendeve fqinje. Ahmeti dhe Janakakis biseduan edhe mbi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me ç’rast Ahmeti falënderoi ambasadorin grek për angazhimin e tij dh