Home / LAJME / Ahmeti: Rruga jonë drejt NATO-s po bëhet realitet

Ahmeti: Rruga jonë drejt NATO-s po bëhet realitet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot përmes rrjetit social Fejsbuk, e ka shprehur opinionin e tij lidhur me mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Rruga jonë e shtruar dhe e dëshiruar drejt NATO-s tashmë po jetësohet dhe është realitet. Bashkimi i premtuar me komunitetin euroamerikan po ndodh. Rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të vijojë për vetën tonë, për qytetarët tanë sepse ne përfitojmë nga përafrimi i i standardeve tona me ato të vendeve anëtare. Kjo rrugë është shtruar me veprimet tona të guximshme dhe vizionare andaj dhe duhet të vijojë pa asnjë ndalesë, pa asnjë pengesë, pa asnjë pendesë”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk.

About Derveni Info

Check Also

Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së

Anëtarët e PSD-së sot në Kuvendin Zgjedhor që është duke u mbajtur kanë zgjedhur Dardan …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *