Home / DËRVENI / AKTIVITETE NDËRTIMORE PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS GJORÇE PETROV

AKTIVITETE NDËRTIMORE PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS GJORÇE PETROV


Po vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në kuadër të projektit për rindërtimin e rrugës Gjorce Petrov në pjesën nga ndërtesa e komunës deria te pompa e karburantit Makpetrol.

Njëri drejtim i rrugës plotësisht është asfaltuar, dhe shtresa e vjetër dhe e dëmtuar e pjesës tjetër është duke u gërryer. Në periudhën e ardhshme, ekipet në terren do të punojnë me një ritëm më të forcuar në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejtë të gjitha punimet ndërtimore në këtë rrugë.
Me këtë projekt është parashikuar rikonstruksion i plotë i rrugës në gjatësi prej rreth 1.500 metrash, ku po kryhet gërryerje e plotë e shtresës së sipërme të dëmtuar deri në 20 centimetra në një sipërfaqe prej 21.240 metrash katrorë dhe aplikohet shtresë e re asfalti.

Për realizimin e këtij rikonstruksioni nga buxheti i Qytetit janë ndarë rreth 50 milion denarë.

About Derveni Info

Check Also

Kush është 36-vjeçari që u gjet i pajetë në burgun e Greqisë

Një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte i burgosur në Greqi, është gjetur mëngjesin e sotëm …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *