Home / LAJME / Aktori serb te “La Casa de Papel” falënderon edhe në shqip

Aktori serb te “La Casa de Papel” falënderon edhe në shqip

Aktori serb, Darko Periq, e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi bashkë me kastin në të cilin bën pjesë edhe ai – atë të serisë spanjolle “La Casa De Papel”.

Periq, i cili aty luan rolin e Helsinkit, i ka vënë një mbishkrim interesant fotos ku ka falënderuar në disa gjuhë, si ajo e nënës (serbishtja), spanjisht, turqisht dhe italisht.

Mirëpo, gjuha e fundit në të cilën ai është falënderuar është edhe ajo shqipe – ku ai iu ka thënë fansave: “Faleminderit”.

Së fundi, aktorët e njërës prej serive më të përfolura të kësaj dekade u mblodhën në kuadër të premierës së sezonit të tretë të “Shtëpisë së Letrës”.

About Derveni Info

Check Also

Kush është 36-vjeçari që u gjet i pajetë në burgun e Greqisë

Një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte i burgosur në Greqi, është gjetur mëngjesin e sotëm …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *