Home / LAJME / Albin Kurti paralajmëron kujdes për shqiptarët në Maqedoni

Albin Kurti paralajmëron kujdes për shqiptarët në Maqedoni


Shqiptarët e mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje jo si subjekt politik por si lëvizje që sjell ndryshim, ndërsa ne shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshëvës, mbështetjen do t’ua kthejmë duke u kujdesur për qytetarët dhe jo për individët në politikë. Kështu është shprehur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati potencial për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Televizionin Shenja, e cila është realizuar menjëherë pas takimit që ai pati me drejtuesit e LDK-së dje në Prishtinë. Kurti thotë se bisedimet e djeshme kanë qenë shpresëdhënëse dhe me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin janë dakorduar për të sjellë ndryshim real duke filluar nga reduktimi i numrit të ministrave dhe zëvendës ministrave e deri tek mënyra e qeverisjes. “Shqiptarët e ndjejnë se kanë nevojë për lëvizje, kanë nevojë për të ecur përpara, jo për parti që ndajnë buxhete e poste por si tortë për të mos thënë për si plaçkë, por për lëvizje politike kombëtare e cila dëshiron ta ngrit lartë mesataren e shqiptarëve në çdo fushë, ti faktorizojë ata në Ballkan, t’ua rris të drejtat e tua plotësojë nevojat e jo vetëm të ngrisë individë të cilët me ngritjen e tyre shkëputen nga mesatarja e cila vazhdon të bie. Tek ne e shohin një shans të tillë, të cilën ne do ta zbatojmë e do t’ia shpërblejmë popullit këtë mbështetje që po na jep, sepse kurrë nuk do të ndahemi prej tij e gjithnjë do të rikthehemi tek ai”, theksoi Kurti. Një nga planet e para Kurti tha se është vetingu në gjyqësor dhe prokurori dhe një veting i pjesshëm në organet dhe institucionet e sigurisë në Kosovë që do t’i paraprijë nxjerrjes para drejtësisë të të gjithë ish funksionarëve që kanë keqpërdorur shtetin dhe pozitën zyrtare.

About Derveni Info

Check Also

Francë, mobilizim masiv kundër reformës së pensioneve

Më shumë se 500-mijë persona manifestuan sot në mbarë Francën, në kuadër të një greve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *