More

    Aleanca , me ndihmën e VMRO-së e zgjedh kryesuesin e këshillit komunal në Gostivarë

    Gostivar, 16 shtator – Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit është Besim Memedi. Ai ishte zgjedhur në seancën e sotme të Këshillit pasi kryesuesi i deritanishëm Nasir Musliu dha dorëheqje. Me ndryshimin ishte promovuar edhe shumica e re e cila u krijua rreth Aleancës për Shqiptarët (ASH), njofton Koha.mk

    Paralajmërimet për shumicë të re filluan me fillimin e seancës pas çka filloi zgjedhja e kryesuesit të ri, ndërsa pas dy përpjekjeve që seancën ta udhëheqë anëtari më i moshuar i Këshillit, ishte pranuar propozimi që ai të jetë këshilltar nga radhët e Aleancës. Vota kyçe për ndryshimin e shumicës që deri para pak kohësh e kryesonin BDI-ja dhe LSDM-ja erdhi nga këshilltari Kashmir Saliu nga Lidhja Demokratike e Romëve. Për zgjedhjen e kryesuesit të ri Memedi, votuan këshilltarët e Aleancës, VMRO-DPMNE-së, dy këshilltarët e RDK-së ishin të përmbajtur, ndërsa këshilltarët nga BDI-ja dhe LSDM-ja ishin kundër. Me orarin e tillë të forcave Këshilli ka shumicë të cilën e kryeson partia e kryetarit Arben Taravari, Aleancës për Shqiptarët.

    Këshilltari i LSDM-së, Zoran Angellov, kundërshtoi mënyrën e zgjedhjes së kryesuesit duke theksuar se me veprimet e tilla shkelet rregullorja dhe ligjet. Angellov vlerësoi se pas dorëheqjes së kryetarit paraprak, seancën duhet ta udhëheqë këshilltari më i moshuar i Këshillit, e pastaj të bëhet zgjedhja që sipas tij kjo nuk është përmbushur. (koha.mk)

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Katër viiktima dhe 200 raste të reja me Covid 19

    Ministria e Shëndetësisë raportoi të shtunën për 4 pacientë të vdekur dhe 200 të infektuar me koronavirusin e ri...

    Ibrahimi: Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër i keni 12 votat tona, në të kundërtën opozitë!

    Nga Zeqirja Ibrahimi Vetë e shkelën parimin “fituesi me fituesin”, e prishën lojën e zgjedhjeve lokale pikërisht përmes partive maqedonase,...

    Regjistrohen 378 shkelje për mosmbajtjen e maskës

    Gjatë 24 orëve të fundit (07/08.08.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 378 shkelje për mosmbajtjen e...

    Kjo është pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit

    Ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri...