More

    Ali Ahmeti: Manifesti i Krushevës përcaktim unifikues si Marrëveshja e Ohrit

    Me një postim në rrjetin social Facebook, Ali Ahmeti ka përkujtuar Kryengritjen e Krushevës raporton derveni.info, duke tërhequr paralele me Marrëveshjen e Ohrit për sa u takon vlerave dhe përcaktimit unifikues të këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme për popullin e vendit tonë.

    Ja postimi i plotë:

    “Kryengritja e 2 gushtit dhe Republika e Krushevës, të cilën po e shënojmë sot, duhet të studiohet shumë më tepër nga historianët dhe të zbardhet karakteri i plotë i saj, në germë dhe në frymë.

    Ndarja e barabartë e përgjegjësive kryengritëse dhe më pastaj edhe e atyre qeverisëse 117 vite më parë duhet të shërben si model i largimit të ngarkesave dhe primesave në perendim e sipër hegjemoniste mbi përpjekjet e përbashkëta për liri dhe për jetë më të mirë në vendin e përbashkët.

    Manifesti i Krushevës i vitit 1903 është përcaktim unifikues për shtet të përbashkët po aq sa është edhe Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.

    Paragjykimet e imponuara ekzistojnë edhe sot dhe është detyrim për ne që të punojmë në drejtim të largimit të tyre duke e prezentuar dhe pranuar të vërtetën e pashtrembëruar për të gjitha proceset aktuale dhe historike të vendit tonë të përbashkët multietnik dhe multikulturor.”

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vjen përforëcimi i radhës, Elvin Yunuszada

    Skuadra e FC Shkupi tani më ka zyrtarizuar edhe një përforcim, bëhet fjalë për qendër mbrojtësin nga Azerbajxhani, Elvin...

    Zaevi i do shqiptarët të nënshtruar ndaj tij, e jo të bashkuar rreth idealit

    Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit...

    Kosovë/ ​12 të vdekur nga COVID-19

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462...

    Nuhiu i nënshkroi aktet për emblema dygjëhësore të policisë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu publikoi në Fejsbuk se janë nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave...