More

    Ali Ahmeti: Nëse punojmë siç duhet Maqedonia e Veriut për pesë vjet do të anëtarësohet në BE

    - Marketing -

    Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se çelja e negociatave për këtë vend për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një nga të arriturat e mëdha të shqiptarëve atje.

    “Viti në të cilin jemi dhe viti që lamë pas do të shënohen si vitet më të suksesshme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Vitin që lamë pas u anëtarësuam në NATO dhe tani kemi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”.

    “Ky moment është shumë i rëndësishëm që na obligon të jemi të kujdesshëm që t’iu kryejmë detyrat e shtëpisë sepse po kërkojmë të jemi anëtar të Evropës”, ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.

    Ahmeti ka thënë se nëse vazhdohet siç është punuar deri tash brenda gjysmës dekadës së ardhme Maqedonia e Veriut do të jetë anëtar i BE-së.

    “Kemi punuar me përkushtimin më të madh që t’i përmbushim detyrat dhe standardet. Brenda pesë vjetësh do të jemi anëtar të plotë të BE-së. Nuk e them vetëm si slogan apo vetëkënaqësi por është në realitet mjaftë e mundur, por kjo varet nga angazhimi dhe puna që duhet ta bëjmë për vetën tonë”.

    Ahmeti në Rubikon ka folur edhe për situatën e krijuar në Kosovë së fundmi me rënien e Qeverisë.

    “Duhet të jemi realistë; Kosova pa i zgjedh disa çështje sa i takon problemit me Serbinë… që domosdo që të mbyllet, dialogu duhet të ketë epilog. Nuk mund të rrihet në vendnumërim. Një zgjidhje duhet të ketë domosdo”.

    “ Mendoj se nuk kishim përpsketivë për anëtarësim në NATO dhe as për negociatat pa zgjidhjen e problemit me Greqinë. Problemi me palën grek nuk ishte aq problem i ndjeshëm. Duhet të ketë zgjidhje sepse Kosova humbë perspektivën euroatlantike. Amerika nuk imponon zgjidhje”.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi: Nëse qeveria nuk na i jep ndihmat, do ta bëjmë këtu Bangladesh me Koronavirus (Video)

    Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka kerkuar nga qeveria që tia ndajë BFI-së pjesën e saj të...

    Hoxha: Gjatë fundjavës do të punojnë markete që do t’u shërbejnë qytetarëve me porosi online

    Në rast nevoje për furnizim me barna por edhe me produkte ushqimore gjatë fundjavës kur edhe do jemi në...

    Edhe një shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi në SHBA

    Një shqiptar e ka humbur jetën nga koronavirusi në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Bëhet fjalë për Jani...

    Rama e nis ditën me fjalët e shenjta nga Kurani

    Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka nisur ditën sot me disa fjalë të shenjta nga Kurani. Ashtu si çdo mëngjes,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -