Home / LAJME / Ali Ahmeti nga Likova: Jemi gati për sfidat e reja

Ali Ahmeti nga Likova: Jemi gati për sfidat e reja

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për Degën e Likovës, punimet nga  afër i ndoqi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, Zëvendes kryeministri  për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraku dhe deputeti Artan Grubi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se me këto zgjedhje dhe me këto kuadro të përzgjedhura  që marrin përgjegjësi për të çuar idealet përpara do të jem fitues ashtu siç kemi qenë deri më tani.

“Për ne vështirësi të parapërgatitura nga kuzhina të ndryshme nuk ka, pasi po përpiqemi që këtë vend ta rreshtojmë pranë vendeve mirë të organizuara si ushtarakisht ashtu edhe politikisht. Deri në realizimin e plot nuk reshtëm dhe nuk humbëm besimin që vendi ynë do jetë anëtarë i NATO-s dhe sot unë jam krenar që defakto ky vend është në NATO dhe dejure në mos në fund të këtij viti, në fillim vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e NATO-s. Shumë shpejt ne do të fillojmë edhe negociatat për anëtarësim në BE,” tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti para të pranishmëve tha se shqiptarët në këto hapësira ndodhën para përballjeve të reja duke konkurruar me vlera të cilat i shpien përpara qëllimet historike në këto hapësira.

“Ne sot po ndërtojmë vlera të cilat duhet të na nderojnë dhe rrisin krenarin tonë në të gjitha qytetet dhe kancelaritë qoftë në Evropë ose Amerikë. Këtë punë Bashkimi Demokratik si një bashkim idealistësh dhe misionarësh e bënë në kohën e duhur. Në sot duhet të bëjmë përpjekje për sundim të ligjit, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, për një jetë më të mirë, më cilësore, për vendin tonë për qytetarët tanë. Gjithmonë kam thanë se duhet të jemi realist pasi është shumë e vërtet se ka të rinj që e kërkojnë të ardhmen në vendet tjera. Tek kjo rini por edhe tek qytetarët besimi arrihet duke vendosur standarde në vendin tonë dhe ato standarde jetësohen dhe përshpejtohen duke patur vlera që do të angazhohen kundër padrejtësive, kundër drejtësisë selektive dhe këto standarde na afrojnë me Bashkimin Evropian”, u shpreh Ahmeti.

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *