More

    Ali Ahmeti takon kryetarin e Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi

    - Marketing -

    Vënia në funksion e pikës kufitare Llojan – Miratoc mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ka qenë teme kyçe e diskutimit mes liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarit të komunës së Preshevës Shqipërim Arifi.

    Ky takim vjen pas bllokadave nga ana e Serbisë për ndërtimin e kësaj pike kufitare ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka kryer pjesën më të madhe të punimeve. Gjatë takimit janë diskutuar modalitetet që kjo pikë kufitare të vihet në funksion sa më parë që është me interes jetik për banorët lokal dhe për zhvillimin social dhe ekonomik të kësaj zone kufitare.

    Lideri I Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka theksuar se me iniciativën e zyrtarëve të lartë të BDI në qeverinë e Maqedonisë së Veriut është asfaltuar pjesa më e madhe e rrugës dhe punimeve të tjera që kanë të bëjnë me pikën kufitare.

    Ndryshe kohë më parë kryetari i komunës së Preshevës Shqipërim Arifi deklaroi se pas takimeve që ka realizuar me diplomatët e huaj në Beograd ka marrë përkrahje për hapjen e kësaj pike kufitare.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Wizz Air” me njoftim , ja kur nisin fluturimet

    ”Wizz Air” ka krijuar bazë të re në Tiranë me tre avionë. Nga 1 korriku prej aeroportit të Tiranës...

    Ministria e Shëndetësisë për rastet në Shkup: 11 në Çair, Butel-5, Saraj-2, Aerodrom-2, Karposh dhe Gazibabë nga 1

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në cilat komuna të Shkupit janë evidentuar raste reja me koroanvirus. “Sot...

    LAJMI I FUNDIT: Virusi korona, dy viktima dhe 62 raste të reja

    Gjatë 24 orëve të fundit, nga 771 teste të realizuara, 62 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Sipas qyteteve,...

    Ganiu përkujton dëshmorin Imri Elezi

    Në nderim dhe përkujtim të dëshmorit të kombit, Imri Elezi. Sot në ditën e rënies, përkujtuam bashkë me vëllaun e...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -