More

    AlternAtivA: Jemi KUNDËR legalizimit të mariuhanës

    Pas njoftimit të Kryeministrit se dëshiron të bëjë legalizimin e mariuhanës dhe, sipas tij, vendosjen e saj në korniza ligjore, gjoja në emër të përqafimit të disa modeleve europiane, AlternAtivA konstaton se ky është një nga skandalet më të rënda që po e përfshin këtë qeveri pa shumicë parlamentare.

    Z. Zaev mund të ketë nevojë familjare që ta legalizojë këtë lloj droge, kjo për qëllime biznesore, por ne nuk mund të lejojmë viktimizimin e jetës së qytetarëve tanë, që familja Zaev të pasurohet edhe më.

    AlternAtiva, si parti që më shumë se gjithçka është e interesuar për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, do të jetë partizane e pakompromistë në luftën kundër legalizimit të çfarëdo lloj droge, me të cilën mund të dëmtohet seriozisht shëndeti dhe jeta sociale e qytetarëve tanë.
    JO DROGËS në Maqedoninë e Veriut.

    Shkup, 21.11.2020

    AlternAtivA – Shkup

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Presidenti Meta viziton Dibrën

    Sot me rastin e 111 vjetorit të Kuvendit të Dibrës Presidenti i R.Shqipërisë Ilir Meta vizitoi qytetin e Dibrës....

    AlternAtivA: Jemi KUNDËR legalizimit të mariuhanës

    Pas njoftimit të Kryeministrit se dëshiron të bëjë legalizimin e mariuhanës dhe, sipas tij, vendosjen e saj në korniza...

    Arrestim më Aeroportin e Shkupit

    Mbrëmë pas mesnate rreth orës 1:40 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga nëpunësit policor është privuar nga liria B.N...

    Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai uron Ditën e Alfabetit

    Urime Dita e Alfabetit Gjuha, është ajo që formon mënyrën se si mendojmë dhe përcakton se për çfarë mund të...