Home / LAJME / Ambasadori i OSBE-së në Tiranë kërkon falje publike pas u ngriti gishtin e mesit protestuesve

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë kërkon falje publike pas u ngriti gishtin e mesit protestuesve

Pa kaluar 24 orë nga veprimi që indinjoi të gjithë, ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike.

 

Në një reagim në llogarinë zyrtare të twitter-it të prezencës së OSBE, ambasadori thotë se respekton të drejtën e shqiptarëve për të protestuar.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – ka thënë ambasadori Borchardt.

Mbrëmjen e së dielës, 13 tetor, Ambasadori i OSBE-së Berndt Borchard po dilte nga hyrja e një pallati ku banon kur një grup të rinjsh, protestues afër drejtorisë së policisë thërrisnin “Rama ik! Rama ik!

Në një moment njëri prej tyre ka thënë “Shame on you”. Ambasadori ka reaguar duke treguar gishtin e mesit, por pa kthyer kokën pas. Një veprim i tillë është përsëritur dhe një herë të dytë.

About Derveni Info

Check Also

Ali Ahmeti: Muhamed Zekiri më kërkoi të bëhet deputet! Zekiri: BDI-në e kam mbështetur hapur!

“Muhamedi ka ardhur tek unë për tu bërë deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, para …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *