More

    Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns takon Liderin e ASH-së, Ziadin Sela

    - Marketing -

    Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, lideri i ASH-së  priti në takim Ambasadoren e SHBA-së, Kejt Bërns.

    Siguria, prosperiteti, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i  së drejtës si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë fusha në
    të cilat Aleanca për Shqiptarët vë fokus maksimal.

    Për këtë nga afër  kryetari i ASH-së Ziadin Sela i foli edhe ambasadores, duke i treguar  edhe përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik opozitar i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë për të arritur siguri dhe stabilitet në  vend.

    Ambasadorja Bërns edhe njëherë shprehu përkrahjen që SHBA-të japin  për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së saj për në NATO dhe BE.

    Në takim theks të veçantë iu dha edhe përpjekjeve për të arritur  lirinë e plotë të mediave, si një mënyrë e shprehjes së lirë dhe  demokracisë.

    Në takim mori pjesë gjithashtu edhe nënkryetari i Aleancës për  Shqiptarët, Elmi Aziri, Këshilltari Politik pranë Ambasadës së SHBA-së  Endru Mofat si dhe analisti politik pranë Ambasadës së SHBA-së Adrian  Ismaili.

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në mënyrë intensive po  vazhdon takimet me ambasadorë të huaj.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Kryemuftiu Tërnava viziton BFI

    Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai,...

    Filloi asfalltimi i rrugës për Krushopek të epër

    Sot ka filluar asfalltimi i rrugës që lidh fshatrat Krushopek dhe Krushopek i epër. Ky projekt i shumëpritur nga...

    Ahmeti nga Gostivari: Më mirë Naseri se sa Zorani a Hristijani

    Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë...

    Sela: Pritjet e qytetarëve dëshmojnë dështimin e qeverisjes aktuale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -