Home / LAJME / Ankohen puntorët e “Higjienës Komunale” Shkup

Ankohen puntorët e “Higjienës Komunale” Shkup

Shkruan një punëtorë i HK me këto fotografi të bashkëngjitura, duke na thënë se i ka plas filmi më! Me këto kushte që i kemi thotë punëtori nuk punohet askund!

“Unë jam sëmurë, posedoj dokument nga mjeku se duhet të pushoj, por mungojnë punëtorët, ku janë as vetë nuk e di thotë ai, ndoshta pushojnë nëpër shtëpi dhe marrin rrogat, por unë ja si që e shihni, punoj prej orës 05h00 të mëngjesit, me kushte krejtësisht të pa pranueshme për punë! Mund ju ta paramendoni, ne i mbledhim mbeturinat me duar, i hedhim në kamion FIAT, pastaj hipim aty dhe i shkelim me këmbët tona atë bërllok që të mos bie poshtë, me rrezik të madh që t’i dëmtojmë këmbët në ndonjë hekur apo xham, por si që e shihini aq mundemi edhe ne, mbeturinat bien poshtë, sepse punoj me atletet (patikat) që i kam ble vetë, nuk kemi këpucë as uniformë për punë, nuk jemi të siguruar, harxhimet te mjeku i paguaj nga xhepi im! Me ligj nuk ka të drejtë HK të mos i siguron punëtorët e tyre të cilët punojnë mbi 9 muaj, unë e kam tejkaluar këtë normë ligjore por përsëri mbetem i pasiguruar dhe rroga gjithnjë është nen nivelin ligjor që më takon!
Unë e di se mund të kem probleme në punë, mund të më përjashtojnë për këtë që ua them, por aq më, nuk durohet kjo padrejtësi!

Jam paraqit edhe te Alsati edhe te tv Shenja t’ua shpjegoj problemin tim por nuk ma kanë kthyer përgjigjen, prandaj ju lus juve që ta aktualizoni këtë problem tonin, të na ndihmoni disi që të bie në sytë e autoriteteve ky problem, ndryshe ne nuk mund të arrijmë kudo me këso kushte tepër tepër të këqija për punë.”

Punëtorë i HK

Huazuar nga fb/Duam Çair të Pastër

About Derveni Info

Check Also

Maqedonia si Zvicrra: “Blicat” do të fotografojnë, dënimet do të vinë në shtëpi me postë!

Ministria e punëve të brendshme është duke përgatitur ndryshime ligjore me qëllim që të vendoset …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *