More

    Ansambli Nacional i këngëve e valleve shqipe nga R.M.V u prezantua me sukses të jashtëzakonshëm në Mal të Zi

    - Marketing -

    Me ftesë nga Unioni i Bashkive shqiptare në rajon, ansambli Nacional i këngëve e valleve shqipe nga R.M.V pati nderin të jetë ansambli i vetëm shtetëror i ftuar shqiptar në edicionin e parë të manifestimit të takimeve të komunave shqiptare. Manifestimi këtë vit u mbajt në Tuz, qendër kjo që u bë shqiptare pas 62 vitesh me ardhjen në krye të saj të z.Nik Gjeloshaj. Kështu për 8 mars në nderim të grave të suksesshme nga të gjitha fushat të cilat gjatë, ditën u organizua panel i gjërë dhe u diskutua për sfidat e tyre dhe përfaqësimin më të dinjitetshëm në organe vendimarrëse me ç’rast u prezantuan edhe punime artizanatesh kurse në mbrëmje u mbajt Gala koncert në një ambient të mrekullueshëm, në Shipshanik ku performuan edhe artistë të njohur të përzgjedhur nga Unioni si: Vikena Kamenica, anëtarët e familjes Qerimi dhe Besiana Mehmedi e cila ishte edhe moderatore e mbrëmjes. Mbrëmja u mbikqyr nga Andriola Morina-Kambo- drejtoreshë e sektorit të Unionit të bashkive shqiptare në rajon dhe Valbona Selimllari- kuratore e manifestimit.
    Në mbrëmjen “Takohemi në Tuz” me program prej 2 orë e 30 minuta IN Ansambli Nacional i këngëve e valleve shqipe nga R.M.V u prezantua me program të veçantë prej 60 minutash, koncert ky i mbështetur nga Ministria e Kulturës në R.M.V në kuadër të sektorit ndërkombëtar dhe programit për kulturë për vitin 2020.
    Nisi me videomaterial të përgatitur nga drejtori Shkodran Tolaj në kujtim të ikonës së muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha.
    Më pas u prezantua blloku i parë me mozaik muzikor lirik nga të gjitha trevat: këngë nga shkodrani Palok Kurti “Marshalla bukurisë sate” interpretuar nga Besarta Murtezani, këngë e Shqipërisë së mesme “Fustanin që ta solla mbrëmë” interpretuar nga Era Azemi, këngë gjakovare “O bilbil” interpretuar nga Salajdin Miftari, valle “Nga Tetova deri në Dibër” me koreografi nga Artan Ibërshimi e muzikë nga Ylber Asallanaj dhe valle jugu me koreografi nga Genc Kastrati e muzikë nga Vladimir Hasimi. Publiku i përzgjedhur nga të ftuar: ambasadorë, diplomatë, artistë, deputetë e kryetar komunash u fascionuan nga niveli skenik, interpretativ dhe ekzekutues i artistëve të ansamblit tonë që dërguan emocione të veçanta ne Tuz. Më pas u prezantuan këngët epike “Nusja e maleve” e interpretuar nga Kastriot Latifi dhe “Brahim Keta” interpretuar nga Agron Kalisi. Këto këngë të autorëve Haxhi Maqellara e Naim Gjoshi dedikuar qëndresës shqiptare dhe heroinës Shote Galica, u mirëpritën dhe u pëlqyen nga spektatorët sikurse edhe dy solistët e valles: Jeton Ferati e Avni Zeneli që ekzekutuan valle dyshe dibrane.
    Në programin e Gala koncertit u interpretua nga të gjithë solistët një potpuri lirike me këngë shqipe nga R.M.V si identitet i këtij ansambli t. Kjo potpuri ngriti në këmbë spektatorët që këndinon e vallëzonin bashkë me artistët e ansamblit. Në të njejtën atmosferë festive u prezantua dhe vallja e Karadakut me koreografi nga Dilaver Kryeziu e muzikë nga Valton Beqiri për të vazhduar në mënyrë madhështore me këngët e Malësisë “Jem, ilira-jem teuta, pse jem toskë e pse jem gegë” për të cilat u befasua artisti që ka shkruar këto këngë Nikollë Nikprelaj i cili pas koncertit për tv “Boing” që ndoqi tërë koncertin u shpreh “Ansambli sonte na bëri krenar në Malësi, më bëri krenar mua në vendin tim për programin dhe nivelin”. Këto këngë si edhe “Gjaku i Kastriotit” e kompozitorit Përparim Tomçini shoqëruar nga një koreografi e posaçme apo “Xhamadani vija vija” e Zef Çobës u interpretuan nga të gjithë solistët dhe tenori i njohur- drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj. Pas kulminacionit të këtij spektakli të vërtetë, drejtori ndau tre plaketa me llogon- simbolin e institucionit në shenjë respekti për Unionin e bashkive shqiptare në rajon dhe kryetarin z.Erion Velijaj që është edhe president i këtij unioni, kryetarin e komunës së Çairit z.Visar Ganiu dhe kryetarin e komunës së Tuzit z.Nik Gjeloshaj. Kryetari i Tuzit u shpreh tejet i nderuar dhe krenar që me ndërmjetësimin e komunës Çair dhe Unionit të Bashkive u realizua koncerti i parë i ansamblit në Mal të Zi dhe pikërisht në Tuz, andaj për tërë përkushtimin dhe emocionet që dërgoi ansambli atje, ai ndau mirënjohje nga komuna për drejtorin Shkodran Tolaj dhe ansamblin. Ky manifestim u mbyll me mesazhe të fuqishme të respektit dhe dashurisë për njëri- tjetrin por dhe për Tuzin e Malësinë me dëshirë që Unioni të vazhdojë rrugëtimin me po të njejtin sukses por edhe ansambli që pati sukses të jashtëzakonshëm si me prezantimin e parë në Kosovë, më 17 shkurt ashtu edhe në Mal të Zi, më 8 mars. Koncertet e tilla në rrafshin e promovimit ndërkombëtar dhe sukseset e njëpasnjëshme tregojnë punën serioze dhe kontinuitive që po bëhet çdo ditë në këtë institucion.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi: Nëse qeveria nuk na i jep ndihmat, do ta bëjmë këtu Bangladesh me Koronavirus (Video)

    Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka kerkuar nga qeveria që tia ndajë BFI-së pjesën e saj të...

    Hoxha: Gjatë fundjavës do të punojnë markete që do t’u shërbejnë qytetarëve me porosi online

    Në rast nevoje për furnizim me barna por edhe me produkte ushqimore gjatë fundjavës kur edhe do jemi në...

    Edhe një shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi në SHBA

    Një shqiptar e ka humbur jetën nga koronavirusi në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Bëhet fjalë për Jani...

    Rama e nis ditën me fjalët e shenjta nga Kurani

    Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka nisur ditën sot me disa fjalë të shenjta nga Kurani. Ashtu si çdo mëngjes,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -