Home / LAJME / Arabia Saudite, mbi 1,7 milion besimtarë në Mekë për Haxhin

Arabia Saudite, mbi 1,7 milion besimtarë në Mekë për Haxhin

Arabia Saudite të martën njoftoi se më shumë se 1.7 milion besimtarë kanë ardhur në Haxh këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia shtetërore të lajmeve SPA, ku thotë se deri të hënën me transport ajror kanë mbërritur 1,664.974 besimtarë, 92.844 përmes rrugëve tokësore dhe 17,249 nga deti, gjithsej 1.775.067.

Po ashtu, theksohet se numri i besimtarëve është rritur me shtatë për qind këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, që është më i lartë për 117.223 persona.

Në ditët në vijim, bota islame do ta përqendrojë vëmendjen e saj në Mekë, ku fillon rituali i Haxhit për myslimanët. Gjatë Haxhit të vitit të kaluar, sipas statistikave zyrtare, numri i haxhinjëve ishte 2.371.675.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit.

 

About Derveni Info

Check Also

Vatër e re zjarri shpërthen në Lubin të Sarajit

Para pak çastesh ka shpërthyer edhe një vatër e re zjarri në fshatin Lubin të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *