More

    Arabia Saudite nga 4 tetori gradualisht do të nisë vizitat për umre

    Arabia Saudite e cila për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) rreth 6 muaj kishte ndaluar vizitat për umre, duke filluar nga 4 tetori do t’i nisë gradualisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, një burim nga Ministria e Brendshme ka njoftuar se ata që dëshirojnë të bëjnë umre nga brenda vendit do t’u lejohet 30 për qind e kapacitetit të Mesxhid-i Haram-it (6.000 njerëz në ditë), ndërsa nga 18 tetori kapaciteti do të rritet në 75 për qind nga brenda vendi.

    Burimi më tej njoftoi se nga nëntori do të pranohen besimtarët nga brenda dhe jashtë vendit për umre, në kuadër të së cilës Mesxhid-i Harami dhe Mesxhid-i Nebevi do të hapen për adhurim me kapacitet të plotë duke marrë masa kundër COVID-19.

    Nga Ministria e Brendshme thanë se nga vendet që nuk kanë rrezik të COVID-19, gradualisht do të fillojnë të pranojnë vizitues.

    Për shkak të pandemisë këtë vit haxhi ishte kufizuar vetëm me ata që jetojnë në Arabinë Saudite.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    9 të vdekur, 518 raste të reja dhe 200 të shëruar nga virusi korona

    Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 2367 teste të bëra, 518 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona...

    Banorët e Llaskarcës humbin durimin për ujësjellësin e premtuar

    Banorët e fahatit Llaskarcë duket se po humbin durimin për ujësjellësin e premtuar i cili assesi të ndërtohet. Banorët...

    Hoti takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Takimi...

    Hoxha dhe Kasami inspektuan punimet e kanalit “Raven-Reçicë”

    Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha i shoqëruar nga Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami njëherësh edhe deputet i zonës...