Home / LAJME / Arrestohet ish-deputeti për hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

Arrestohet ish-deputeti për hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

Ish-deputeti Lubomir Josifovski mbrëmë është arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policor BEKO për tu intervistuar.

Me urdhër të Prokurorisë publike ish –deputeti është arrestuar mirëpo deri më tani nuk janë shpalosur më shumë detaje mbi këtë rast.

Siç mëson Alsat nga burime jozyrtare ai akuzohet për veprën penale “kyqje të pa autoritzuar në sisteme kompjuterike”.

Sipas burimeve të Alsat ish-deputeti po hetohet për hyrje të paautorizuar në sistemin e Regjistrit Qëndror.

Më shumë detaje priten të shpalosen gjatë ditës.

Kujtojmë se Lubomir Josifovski ka qenë deputet nga radhat e PRSD-së.

 

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *