Home / ARSIMI / Arsimtarët në grevë, të hënën s’ka mësim

Arsimtarët në grevë, të hënën s’ka mësim

Arsimtarët nesër nuk do të pranojnë nxënës në ditën e parë të vitit shkollor. Do të hynë në grevë paralajmëruese pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, bëri të ditur kryetari i sindikatës, Jakim Nedellkov. Greva do të zgjasë vetëm nesër, ndërsa të martën do të ketë mësim të rregullt. Nedellkov kërkoi që të mos ushtrohet presion mbi arsimtarët, duke shprehur se disa drejtorë të shkollave me urdhra me gojë, bëjnë presion ndaj tyre se duhet ti pranojnë fëmijët.

Mësuesit do të jenë në dhomën e grevës, nxënësit që do të shkonin eventualisht në shkollë nuk do të pranohen. Të gjitha aktivitetet e tjera të planifikuara nga shkollat nuk do të zbatohen nga mësuesit, sepse ata do të jenë në grevë- deklaroi Jakim Nedelkov – Kryetar i SASHK-ut.

Gjysmë ore para njoftimit të SASHK-ut, ministri i arsimit dhe shkencës tha se negociatat me sindikatën vazhdojnë, por u bëri thirrje mësuesve dhe drejtuesve të shkollave që të vijnë nesër në punë dhe të fillojnë vitin shkollor. Ademi tha se me rritjen e pagave këtë shtator për 5%, arsimtarët në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar, do të kenë pagë 10% më të lartë. Por, mësuesit kërkojnë 25 për qind plus.

Greva organizohet kur nuk ka zgjidhje. Ne themi se, ofrojmë zgjidhje dhe kemi zgjidhje. Në të ardhmen do të ketë rritje të rrogave, por pasi të shqyrtohen të gjithë parametrat dhe të dhënat…- tha Arbër Ademi- ministër i Arsimit.

Në pyetjen për Nedellkovin se cila është zgjidhja momentale që e ofron ministri e që nuk është e pranueshme për SASHK-un, ai u shpreh…

Zgjidhja konkretisht nuk është plasuar në opinion. Si fillim t’i marrim ato 5% që i ofron shteti ndërsa për pjesën tjetër do të bisedojmë dhe do të arrijmë marrëveshje. Kur dhe sa, asnjëherë nuk është biseduar e as që është bërë publike në opinion. Për ne është e mjaftueshme që buxheti për vitin 2020 do të shqyrtohet gjatë shtatorit. Për ne është mirë që të mund të ndikojmë që tani që përqindje më të mëdha të vendosen në buxhet për rrogat e vitit 2020- u përgjigj Jakim Nedelkov- kryetar i SASHK.

Ndryshe, SASHK-u kërkon rritje të rrogave për 25%. Për këtë përqindje do të luftojnë gjatë bisedimeve që do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Nëse atëherë nuk gjejnë marrëveshje, në fillim të tetorit Sindikata do të mbajë seancë, ku pritet të merret vendimi për grevë eventuale të përgjithshme, e cila do të ishte e pakufizuar, deri në përmbushjen e kërkesave.

About Derveni Info

Check Also

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re. Ata paraprakisht kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *