Home / LAJME / Babai i Nezirit 19 vjeçar kërkon ndihmë për djalin, kërkon spital për shërimin e djalit jashtë vendit

Babai i Nezirit 19 vjeçar kërkon ndihmë për djalin, kërkon spital për shërimin e djalit jashtë vendit

Ky është Nezir Çajani, 19 vjeçari nga Shkupi.

Neziri prej 5 muajsh ka mbetur i palëvizshëm. Neziri me shoqërinë e tij shkuan në Liqenin Matka që të freskohen, por fatkeqsisht nga një kërcim i lartë ai u lëndua në gurët qe ishin poshtë ujit.

Neziri ka dëmtuar unazën e pestë ku kjo e bëri të palëvizshëm.

Në fillim për shërim u shtrua në Spitalin e Shtetit.

“Prej muajin e 6 e kam djalin në spital Shtetëror por djalin ma kanë pru në atë gjendje që e kam pasur para vdekjes”, deklaroi Femi Çajani.

Pas infeksioni që Neziri mori në gjak, babai u detyrua që djalin ta dërgojë në spitalin privat Filipi i Dytë.

“Këtu Spitali është shumë i mirë jam i kënaqur me përmirësimin e djalit, por është problemi se kushton deri tani njerëzit sa kanë pasur mundësi më kanë ndihmuar por është problemi se trajtimi i djalit duhet të vazhdojë”, u shpreh Femi Çajani.

E babai Feimi ka një hall, ai nuk po mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për shërimin e djalit në spitalin privat. Ndërsa kërkon ndihmë që ta ndihmojnë që të mund Neziri të qëndrojë në spital dhe të mund të shërohet.

“Ju bëjë apel shqiptarëve ju falënderoj të gjithë që kanë kontribuar për djalin por besoj që do të ketë nevojë për trajtimin e djalit edhe shërimin. 01 19 Dje e ka bërë edhe një operacion dhe ndoshta do të ketë nevojë edhe ndonjë operacion por jo këtu tek ne por operacioni do të jetë në shtete tjera”, tha Femi Çajani.

Babai Feim thotë se shpresa e vetme është ndihma e personave human, që ta ndihmojnë që Neziri të mund të dalë jashtë shtetit për shërim.

Apeli i babait është edhe tek të gjithë personat që mund të njohin mjekë apo spital  që mund ta shërojë djalin jashtë shtetit, t’i dalin në ndihmë duke e kontakuar në telefon.

Nr Familjes + 389 71 434 661

About Derveni Info

Check Also

Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së

Anëtarët e PSD-së sot në Kuvendin Zgjedhor që është duke u mbajtur kanë zgjedhur Dardan …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *