More

    Bashkëpunim për avancimin e arsimit sipërmarrës në shkollat e mesme

    - Marketing -

    Vazhdon bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërorganizativ për mbështetjen dhe përforcimin e arsimit sipërmarrës në shkollat e mesme në vend, me qëllim krijimin e rinisë së motivuar për inicimin dhe realizimin e biznes-ideve personale, që do të jenë rrëfime të suksesshme falë përvetësimit të shkathtësive për liderizëm, punës në ekip, organizimit, prezantimit, planifikimit dhe punës financiare gjatë arsimit të mesëm.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Junior Achievement Maqedoni, Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe së bashku me mbështetjen e fuqishme të Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në mënyrë intensive, përmes një sërë aktivitetesh, në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë të cilët pas përfundimit të procesit arsimor do të jenë të përgatitur për sendërtim të mëtejshëm arsimor apo për hyrje në tregun e punës – me çka do të japin kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillim e përgjithshëm shoqëror-ekonomik të vendit.

    Memorandumi parashikon përfshirjen e përfaqësuesve të institucioneve arsimore në ngjarje ndërkombëtare, panel diskutime dhe punëtori të organizuara nga Junior Achievement nëpër tërë Evropën, ku pjesëmarrësve do t’u mundësohet t’i zgjerojnë kufijtë e njohjeve dhe njohurive të shkëmbyera me trendet aktuale në sferën e të mësuarit të sipërmarrësisë dhe përcjelljen e të njëjtave shkollave dhe nxënësve tanë.

    Kontribut të madh në krijimin e shkathtësive dhe njohurive të reja për mësimdhënësit dhe nxënësit do të japin edhe trajnimet e certifikuara, kampet e inovacioneve dhe garave të nxënësve të cilat, po ashtu, janë paraparë me memorandumin, e që do t’i realizojnë nënshkruesit e të njëjtit.

    Me nënshkrimin e këtij dokumenti institucionet tregojnë se ndërtimi i një “kombi sipërmarrës” nuk është proces afatshkurtër, por proces që zgjatë në kontinuitet dhe në të cilin duhet të investohet vazhdimisht.

    Ideja themelore e aktiviteteve që i parashikon projekti është se fryma e sipërmmarësisë e ndërton të ardhmen, ndërsa arsimi dhe mësimdhënësit janë ata që duhet ta nxisin dhe mundësojnë zhvillimin e aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Xhaferi: Lista zgjedhore e BDI-së duhet freskuar, Arifi nuk do të kandidohet, Mexhiti nuk është në rrjedha

    Talat Xhaferit mbrëmë në emisionin “Click plus” tha se BDI në zgjedhjet e 12 prillit duhet ta freskojë listën...

    Kreu i BFI-së Rexhepi në vizitë tek OVL UÇK në Prishtinë

    Më 18 shkurt, 2020, në Prishtinë janë takuar Veteranët e Luftës. Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës...

    Ky është salloni i bukurisë në të cilin nuk ka pasqyre

    Kelly Vowles, pronarja e një salloni bukurie të quajtur Pixal-Rose Design, mori një vendim drastik, por të mirëmenduar për...

    Kryeministri Kurti priti kreun e ASH-së, Ziadin Sela (FOTO)

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një takim ka pritur kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i...
    - Marketing -
    - Marketing -