More

    BDI: Siguruam mbi 500 milionë euro për mbështetje të ekonomisë

    - Marketing -

    Në konferencën për shtyp sot të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim,
    përfaqësuesja e BDI-së dhe zëvendës ministre e financave Shiret Elezi ka prezantuar masat
    e miratuara nga Qeveria e RMV-së për të ndihmuar sektorët më të prekur nga Pande(MEDIAL)e Covid 19 si dhe ndihma që pushteti qendror i jep qytetarëve dhe gjithë atyre që janë prekur
    nga kjo krizë shëndetësore.

    “Kemi siguruar mjete financiare për mbi 200 mijë të punësuar, 30 mijë kompani mikro, të
    vogla dhe të mesme përfshirë këtu edhe zejtarët individual. Ndihmë prej 7 mijë denarë prej
    15 deri 20.000 të papunë, 120 mijë qytetarë me të ardhura të ulëta, 100 mijë student dhe
    nxënës, 50 mijë bujq, personel mjekësorë në repartet infektive për mbi 3100 të tillë si dhe
    sportistët dhe artistët dhe në fund edhe për 320 mijë pensionistë”, ka theksuar kështu në
    konferencën për shtyp zëvendës ministrja Elezi.

    Sipas saj, qëllimi i këtyre masave është që të rimëkëmbet ekono(MEDIAL)vendore dhe ruajtja e
    vendeve të punës.

    “Qëllimi i masave është rimëkëmbja e ekonomisë vendore pas krizës shëndetësore –
    ekonomike, ruajtja e likuiditetit të kompanive vendore, ruajtja e vendeve të punës, sigurimi i
    mbrojtjes sociale si ndihmë për qytetarët e papunë dhe rastet sociale, përkrahja për sektorët më të prekur nga kriza e virusit Covid 19 si turizmi, hoteleria, transporti, zejtarët individual, sportistët e artistët, të punësuarit në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, studentët e nxënësit, stimulim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, paga stabile për
    administratën shtetërore si dhe pensione në kohë”, tha Elezi.

    Nga ana e shpenzimeve ka shtesa për programet përkatëse të Covid 19:
    – 8,9 miliard denarë të programit COVID në Qeveri për zbatimin e masave të synuara
    për stimulimin e konsumit privat të qytetarëve me përqendrim në ekonominë e vendit dhe
    mbështetjen e sektorit privat dhe të punëtorëve,
    – 755 milion denarë për programin KOVID në Ministrinë e ekonomisë për masat për
    mbështetjen e konsumit privat të qytetarëve dhe mbështetjen e sektorit e tuizmit vendor,
    – 1,780 miliard denarë për mbrojtje sociale në lidhje me efektet e Covid-19,
    – 350 milion denarë për Fondin e Shëndetit në kuadër të masave antikrizë për nevoja
    të rritura si rezultat i Covid 19,
    – financimi i sigurimit shëndetësor për grupet e cenuara,
    – 120 milion denarë për Ministrinë e shëndetësisë të forcojë ambientet shëndetësore
    për zbulimin e sëmundjeve duke siguruar ekspertizë teknike, pajisje laboratorike dhe
    sisteme për zbulimin e rasteve në përputhje me udhëzimet e OBSH-së dhe
    operacionalizimin e shtretërve shtesë,
    – 455 milion denarë në Ministrinë e Arsimit të programit Covid 19 për të mbështetur të
    rinjtë dhe studentët me fokus në IT dhe aftësi digjitale,
    – 165 milion denarë për pagesën e mjeteve për të papunët në Agjencinë e punësimit,
    – 60 milion denarë për bashkëfinancim kombëtar për një linjë të re kreditore për fazën e
    rimëkëmbjes dhe ristartimin e ekonomisë vendore, e cila do të implementohet përmes
    Bankës së zhvillimit.

    Sipas saj, do të ofrohen kredi të volitshme përmes bankave afariste për ndërmarrjet derisa
    shteti do të subvencionojë normën e interesit prej 0% si përshpejtues i proceseve në
    periudhën e rimëkëmbjes së ekonomisë vendore“Banka për Zhvillim përmes bankave afariste do të ofrojë kredi të lira për ndërmarrjet. Shteti do të subvencionojë normën e interesit për t’i mundësuar Bankës për Zhvillim të ofrojë kredi me interes 0% për bankat afariste dhe në këtë mënyrë shfrytëzuesve të kredive do tu
    ofrohen kredi të volitshme me interes rreth 1.5%. Masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren do të jenë një katalizator, përshpejtues i proceseve në periudhën e rimëkëmbjes së ekonomisë vendore”, thekson për fund në konferencën për shtyp zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi.

    Bashkimi Demokratik për Integrim

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Hazbi Lika në ASH? Osmani: BDI është më e fortë se kurrë!

    Shkup, 2 qershor – Së fundmi në opinion kanë qarkulluar lajme për largimin e njërit nga figurat lokale të...

    Përsëri orë policore ?

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp tha se po analizojnë të gjithë...

    Lëvizja BESA: Po dalin në shesh Aleancat e reja të VMRO-DPMNE!

    Në mungesë të kreativitetit për të sensibilizuar opinionin publik për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19, ish Lëvizja Për Reforma...

    Zhvendoset administrata e Komunës së Sarajit në lokacion të përkohëshëm

    Sot kanë filluar punimet për mbindërtim të objektit të komunës së Sarajit, administrata komunale do të zhvendoset në objektet...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -