More

    BE miratoi hapjen e kufijve me 1 korrik me 15 vende, nga Ballkani janë……

    - Marketing -

    Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi zyrtarisht të martën rekomandimin për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur prej datës 1 korrik, me 14 vendet për të cilat vendet anëtare ishin dakordësuar që të premten e 26 qershorit. Këtyre vendeve do t’iu shtohet edhe Kina, nëse pranon të respektojë reciprocitetin me vendet e BE-së. Pavarësisht rekomandimit të Komisionit me 11 qershor për të përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, siç është raportuar dhe më herët vendet anëtare pranuan vetëm Serbinë dhe Malin e Zi.

    Sipas rekomandimit, pëpilimi i listës së parë me 14 + 1 vende, është bërë në bazën e kritereve të para-përcaktuara nga Komisioni që me 11 qershor, duke u bazuar në të dhënat e disponueshme për gjysmën e parë të qershorit, deri me datë 15.

    Për përfshirjen e një vendi në listën e gjelbër kombinohen këto kritere:

    • Rastet e reja me Covid-19 duhet të jenë pranë apo poshtë mesatares së BE-së gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.
    • Prirja e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe duhet të jetë e qëndrueshme ose në zbritje në krahasim me periudhën pararendëse.
    • Përgjigjia e përgjithshme kundër Covid-19, duke marrë parasysh informacionin e disponueshëm në aspekte të tilla si testimi, mbikqyrja, gjurmimi i konktakteve, masat mbrojtëse, trajtimi dhe raportimi si dhe besueshmëria e informacioneve të disponueshme dhe të burimeve të të dhënave.

    Në këtë marrëveshje të parë që pas mbylljes së kufijve në mars, marrin pjesë të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e asociuara të zonës Shengen, por jo Britania e Madhe që është jashtë Shengenit, dhe as Irlanda dhe Danimarka që nuk e pranojnë këtë listë.

    Kufizimet për vendet e tjera, përfshirë Shqipërinë, nuk kanë të bëjnë me qytetarët evropianë apo me qytetarët të vendeve të treta që kanë qëndrim të rregullt në BE. Dhe ato përjashtojnë edhe disa kategori të veçata nga vendet jashtë BE-së si diplomatët, studentët, punëtorët sezonalë etj.

    Kjo marrëveshje ndalon gjithashtu çdo vend të BE-së dhe zonës Shengen të hapë kufijtë me një vend të ndryshëm nga ato në listë, pa marrë dakordësinë e të gjithë vendeve të tjera, për të garantuar mirë-fuksionimin e lëvizjes së lirë brënda kufijve të brendshëm të BE-së.

    Lista e gjelbër e BE-së pritet të përditësohet çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiologjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna.

    Vendet, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë lirshëm në BE dhe në vendet e zonës Shengen duke nisur nga 1 korriku janë:

     

    1 Algjeria

    2 Australia

    3 Kanadaja

    4 Gjeorgjia

    5 Japonia

    6 Mali i Zi,

    7 Maroku

    8 Zelanda e Re

    9 Ruanda

    10 Serbia

    11 Koreja e Jugut

    12 Tajlanda

    13 Tunizia

    14 Uruguaji

    15 Kina (nëse pranon reciprocitetin).

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ziberi fton Mickoskin dhe Zaevin në debat televiziv

    Kandidati i parë shqiptar për kryeministër të Maqedonisë së Veriut Naser Ziberi ka ftuar në debat televiziv Zoran Zaevin...

    BE miratoi hapjen e kufijve me 1 korrik me 15 vende, nga Ballkani janë……

    Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi zyrtarisht të martën rekomandimin për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur...

    Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” promovon bukuritë e Sarajit

    Shoqata malore "Gryka e Dervenit" vazhdon me aktivitetet e saja intensive për prezentimin e bukurive natyrore e sidomos bjeshkëve...

    Wizz Air cakton datën se kur fillon fluturimet nga Shkupi dhe Ohëri

    Nga e mërkura pritet të hapet me fluturim Aeroporti Ndërkombëtar – Shkup. WizzAir gjithashtu do të hap edhe aeroportin...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -