More

    BE: ‘Plan Marshall’ për ta luftuar pandeminë e Coronavirusit

    - Marketing -

    Një plan i përbashkët ekonomik për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, kjo është mënyra e duhur për të dal nga kriza.

    Ky është propozimi i presidentes së Keshillit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila nënvizon nevojën për investim, për të shmangur një katastrofë më të madhe.

    Presidentja ka pranuar se në këtë fazë Evropa ka nevojë për një “Plan Marshall” për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19.

    Ajo u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së që të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasoja katastrofike në ekonomi.

    Ajo sqaron se me “Plan Marshall për Evropën” i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA-të në periudhën 1948-1952, për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

    Von der Leyen shtoi se buxheti i BE-së u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të sheshuar pabarazitë në një frymë solidariteti dhe se tani duhet të përshtatet për të përballuar krizën.

    “Shumë miliarda që duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”, Von der Leyen, ndërsa këtë krizë shefja e Komisionit Evropian quajti një mundësi për të ripërtërirë ndjenjën e bashkimit midis kombeve të Evropës. /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Lëndohet babai i Boban Iliçit, vrasësit të Almirit nga shperthimi i një granate?!

    Dy piroteknikë në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit u plagosën pasi shpërtheu një granatë kundër rrufeve. Informacioni për Sitelin u...

    Rama uron “rrugëtim të mbarë” qeverisë së re të Kosovës

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar rrugëtim të mbarë qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të...

    Fillon ndërtimi i rrugës për Krushopek të epër

    Pas shum kohë pritje dhe premtime, më në fund duket se kërkesa e banorëve të Krushopekut për rrugë me...

    Zekiri bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën janë hospitalizuar në Klinikën Infektive

    Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka folur sonte edhe për gjendjen shëndetësore të deputetit dhe nënkryetarit të LSDM, Muhamed...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -