More

    Bëhu pjesë e Universitetit të Tetovës, prej sot deri 15 maj “Ditët e hapura” për maturantët

    Universiteti i Tetovës ka në dispozicion ofertën e pasur për të studjuar për të gjithë maturantët që do të vijojnë arsimimin e lartë.

    Universiteti i Tetovës i njofton të gjithë maturantët se, më 13, 14 dhe 15 maj 2020, do t’i organizojë online “Ditët e Hapura”.

    Kjo formë e organizimit online e “Ditëve të Hapura” përmes një platforme të krijuar enkas nga UT për maturantët, aplikohet për herë të parë në vendin tonë, përmes së cilës të gjithë të interesuarit, respektivisht maturantët, nga vendi dhe rajoni, do të kenë mundësinë që nga distanca të informohen dhe komunikojnë drejtpërdrejtë me stafin e universitetit, për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet dhe drejtimet studimore për vitin akademik 2020 /2021.

    “Bëhu pjesë e “Ditëve të Hapura” dhe fillo rrugëtimin e ri bashkë me Universitetin e Tetovës! #Përkushtoju së ardhmes…”, theksohet në fushatën e promovuar të Univesitetit të Tetovës. Kjo oferët ka zgjuar interesimin e madh të maturantëve, të cilët pritet që të regjistrohen në UT. Kliko këtu për më tepër https://www.ut-openday.com/

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Festim Halili jep lajmin e madh! Kalon në qeveri projekti  hekurudhor Kërçovë – Shqipëri

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, bën të ditur se ka kaluar në Komisionin ekonomik të...

    Lëvizja BESA pavarësohet nga LSDM, do të veprojnë veçmas në Kuvend

    Deputetët e Lëvizjes BESA e kanë njoftuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi se do të veprojnë veç në Kuvend dhe nuk...

    LETËR E REKTORIT TË UNT-së, Prof. Dr. AZIZ POLLOZHANI DREJTUAR STUDENTËVE

    '𝐕𝐞𝐭ë𝐦 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐤ë𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐤𝐨𝐡ë𝐬 𝐪ë 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐧ë 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë...

    Nga mesnata, çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së sotme pritet të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të...