More

    Berisha thotë se Beogradi e ka urdhëruar Ramën ta padisë Haradinajn

    - Marketing -

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas padisë së kryeministrit Edi Rama kundër homologut të tij, Ramush Haradinajt.

    Berisha ka thënë se Rama është urdhëruar nga Beogradi dhe është akti më i fundit në serine e akteve të tradhtisë kombëtare që ka ndërmarrë Rama ndaj Kosovës së pavarur.

    Berisha më tej shkruan se çdo orë që kalon duke e mbajtur Ramën, të cilin e quan tradhtar është një poshtërim i madh për çdo shqiptar, Shqipërinë dhe Kosovën.

    Lexoni të plotë postimin e Berishës në Facebook:

    Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhtari padit me urdhër të padronit te tij kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj!

    Miq, bir xhelati, tradhtar i urryer për mbare kombin për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar, armik i egër dhe urrejtës i papërmbajtur i qenies kombëtare shqiptare, monstra qe është vërsulur si lopë e çmendur t’i shkatërrojë kombit çdo arritje te tij, Kosovën e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit evropian, t’ju vrase shqiptareve shpresën dhe te spastroje etnikisht Shqipërinë , dorëzoi sot ne Prishtinë padinë kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj.

    Edvin Kristaq Tradhtari mori këtë hap qe turpëron vet turpin njerëzor me urdhër te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne një akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdhëruar nga Beogradi është akti me i fundit ne serine e akteve te tradhtisë kombëtare qe ka ndërmarrë Edvin Kristaq Tradhtari ndaj Kosovës se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thikën pas shpine Kosovës me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndërmori nga Tirana, me gjuhe rrugaçi kundër z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftës se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!

    Po sot, qe shqiptaret kudo qe janë, përveç Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u përulen me nderimin me te thelle para viktimave te gjenocidit serb ne Raçak, Vuçiç, për te zhurmuar mesazhin për drejtësi te viktimave te barbarisë serbe ne Raçak, urdhëroi Edvin Kristaq Tradhtarin qe me urgjence te dorëzonte dhe njoftonte padinë e turpit dhe tradhtisë kombëtare ne Prishtine kundër kryeministrit te Kosovës!

    Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur këtë tradhtar ne krye te narkoqeverise është një poshtërim i madh për çdo shqiptar qe e ndjenë veten te tille, për Shqipërinë dhe Kosovën.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

    Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që...

    STUHI E RREZIKSHME NË SPANJË, KËRCËNOHET EDHE FRANCA

    Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së...

    Sot fillon gjysmëvjetori i dytë, nxënësit kthehen në bankat shkollore

    Pas pushimit dimëror trejavësh, nxënësit sot i janë rikthyer bankave shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020. Mësimi...

    ALBIZ organizon Panairin e Bizneseve të Sarajit

    Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ edhe këtë vit organizon “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit...
    - Marketing -
    - Marketing -