More

    Bërns: Fluturimi i aroplanëve për mirëseardhje në NATO shprehje e mbështetjes sonë të përhershme

    - Marketing -

    Fluturimi i aeroplanëve ushtarak amerikan sot mbi  Shkupin është shpehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest  përmes të cilit  u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s, deklaroi ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns.

    “Fluturimi i sotëm është një shprehje e  mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest përmes së cilit  u dëshirojmë  mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s. Me të dejtë dhe saktë  është se  javëve të fundit  fokusi ynë më i madh  ishte në luftën e përbashkët kundër Kovid-19, por nuk duhet të lejojmë atë t’i turbullojë arritjet historike të vendit – inkuadrimin në NATO dhe dritën e gjelbërt për fillim të negociatave inkuadruese  me BE-në. Këto ishin aspiratat e dy vendeve tona më shumë se dy dekada. Dhe përveç asaj që kohëve të fundit vëmendja jonë ishte  në luftën me pandeminë, megjithatë,  me këtë sfidë  u përballëm së bashku  si aleatë. Gjithashtu SHBA-ja me të vërtetë tregon me këtë mënyrë  se është këtu dhe e mbështet NATO-n, dhe aleatin tonë të ri. Ky fluturim të cilin sot e ndoqëm  është simbol  i fazës së thellimit të partneritetit tonë”, tha Bërns e cila fluturimin e aviacionit  ushtarak amerikan e ka ndjekur me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

    Dy aeroplanë të aviacionit ushtarak amerikan të shoqëruar  nga katër aeroplanë të aviacionit ushtarak grek sot fluturuan mbi territorin e  Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të anëtarësimit tonë në NATO.

    Aeroplanët amerikan fluturuan dje nga shteti federal Dakota e Jugut dhe kishin fluturim të pandërprerë 30 orësh  me mbushje të karburantit në ajër. Aeroplanët mbi shtetin tonë fluturuan në lartësi prej 1.500 metra dhe fluturiumi i tyre u ndoq me zë të fuqishëm.

    Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO filloi me mbështetje të gjërë nga ana e  vendeve aleate,  e cila u tregua edhe gjatë krizës shëndetësore të koronavirusit me donacione të shumta në pajisje mjekësore dhe mbrojtëse nga ana e aleatëve. Si anëtare e re e NATO-s Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë edhe me programin për patrullim ajror e cila është ekskluzive  vetëm për anëtaret e Aleancës  dhe qëllimi i së cilës është mbrojtja e qiellit të shteteve të NATO-s./MIA

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ali Ahmeti: Vet Zaevi e pati thënë se Ahmetit nuk i dridhet qerpiku, BDI nuk është peng

    BDI nuk ka qenë dhe nuk është peng i asnjë qeverie. Nëse ju kujtohet, dëgjojeni deklarimet e Zoran Zaevit...

    Qyteti i Shkupit ndan 1 milion € për rrugën e Bojanës

    Këshilli i Qytetit të Shkupit ka sjellë vendim për bashkëfinansim të rrugës së fshatit Bojanë edhe atë për mjete...

    Ziberi fton Mickoskin dhe Zaevin në debat televiziv

    Kandidati i parë shqiptar për kryeministër të Maqedonisë së Veriut Naser Ziberi ka ftuar në debat televiziv Zoran Zaevin...

    BE miratoi hapjen e kufijve me 1 korrik me 15 vende, nga Ballkani janë……

    Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi zyrtarisht të martën rekomandimin për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -