Home / DËRVENI / Besiana nga Saraji që synon ti arijë majet e atletikës

Besiana nga Saraji që synon ti arijë majet e atletikës

 

Klubi i Atletikës “ LIRIA” i cili funksionon 6 vite me radhë, nuk ndalet në paraqitjen e talentëve të rinj në këtë sport. Vitet e kaluara ky klub na befasonte me zbulimin e talentëve që sapo paraqiteshin në shtigjet e” Atletikës”, arrinin të ngjiteshin në piedestalë, njëkohësisht duke vendosur edhe rekorde shtetërore. Ky klub, vitin që shkoi , na ofroi befasi të këdëshme në disa gara shteërore, nga të cilat gjithnjë atltetët dhe atletet e klubit ngriteshin në piedestal, me paraqitje triumfale në shumë disciplina.

Meritor për sukseset e arritura ishin të gjithë garuesit, ndër t’a edhe Besiana Mustafa, nxënësja e shkëlqyeshme pranë SHMM “ Pançe Karagjozov “ e cila me shumë sukses prezantonte klubin në garat shtetërore dhe ato ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e saj në plasmanin gjeneral të klubit në vendin e tretë si dhe plasmanin e ekipit shtetërorë të Maqedonisë në garat Ballkanike. Besiana ishte pjesëmarrëse edhe në garat Botërore për të rinj – “RUMI” në Konja të Turqisë.

Rezultatet e saja dhe puna e palodhshme e saj dhe e trajnerëve të klubit janë pasqyrë e vërtetë e talentes nga Saraji, e cila këtë vit nga Komisioni profesional për vlerësim dhe rangimin e atleteve me meritë të plotë dhe të pakontestueshme e shpalli si atlete më e mire e vitit 2016 në kategorinë e Kadetëve. Disiplinat e caktuara të Besianës janë: kërcimet së gjati, kërcimet së larti dhe kërcimet në 3 hapsh, gjithashtu Besiana kontribon për klubin edhe në garat e vrapimeve stafetore. Trajnerët e klubit dhe seleksionuesi i ekipit shtetërorë kanë shpresa të mëdhaja se ky vit, do të jet edhe viti i befasimeve tjera, vendosjen e rekordeve shtetërore e pse jo edhe ngritjen në piedestal në garat Ballkanike. Ardhmëria sportive e Besianës është shumë e ndritshme. Atë tani e presin garat në Bulgari, Kroaci dhe Slloveni.

About Derveni Info

Check Also

Ademi në Konferencën për Programin e reformave ekonomike

Ministri i Arsimit Arbër Ademi mori pjesë në Konferencën për Programin e reformave ekonomike 2020-2022, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *