More

    Bilall Kasami e mbush Tetovën me billbordat “можеме” 

    Koalicioni multietnik “можемe” si asnjëherë më parë dhe akoma i hershëm për shkak të kontradiktave të mëdha midis shqiptarëve dhe maqedonasve i kulmuar së fundmi edhe me shkarkimin e një drejtori shqiptar dhe zëvendësimin e tij me një Aleksandër, po funksionon në mënyrë të ”përkryer” por nën diktatin e Zoran Zaevit.

    Në fakt koalicioni multietnik po del qartazi dhe po demaskohet se është një i tillë më shumë për interesa politike dhe kombëtare, por maqedonase duke krijuar një imazh të rrejshëm se demokracia po funksionon në këtë ”parajsë” politike ku shoqëritë janë të ”barabarta”.

    Për të shkuar akoma më larg është një koalicion votash që shkojnë në favor të humbësit Zaev, që shfrytëzoi ”xhokerin” para tre vitesh dhe tashmë për herë të dytë do që të futet në hapësirat shqiptare dhe të sillet rreth votave të këtyre të fundit, me një maskim tjetër dhe për të shpëtuar edhe njëherë nga humbja e tij kundrejt VMRO-së.

    Koalicioni “можемe” i Zaevit dhe Kasamit është një binom, ku qëllimin prej tani e ka që shqiptarët i shohin si vota e jo si qytetarë. Kur Kasami subjekti i të cilit mban emrin e madh të Besës, këtij vyrtyti të lartë shqiptar thotë ”можемe” paramendoni nesër kur të merr pushtetin e mundshëm se cfarë do ndodhë në fakt duke e ditur politikën prej dinaki të Zoran Zaevit, këtij mosmirënjohësi politik që erdhi nga politika perriferike e Strumicës dhe u bë kreu i institucionit më të lartë shtetërorë pra kreu i Qeverisë dhe që pikërisht ideja e BDI-së për kryeministrin shqiptar, atë e cveshi politikisht dhe e zbuloi se cfarë fshihet në brendinë e tij.

    Zaev po dominon mbi Besën që e humbi frontin të jenë opozitarizmi i vërtetë shqiptarë duke rrëshqitur thellë në pabesinë politike maqedonase përmes një ortakërie me maqedonasit që në dioptrinë e tyre i shohin shqiptarët për vota dhe më pas nënshtrim.

    Bilall Kasami i Besës me “можемe” duket se para kohe po kapitulon përpara politikës dredharake të LSDM-së që ka luajtur një rol perfekt edhe në përcarjen e subjekteve shqiptare në këto tre vite duke i mashtruar me pak pushtet por duke i shfrytëzuar ato në emër të ”multietnicitetit dhe evropianizimit të shtetit”.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    LSDM: Në bisedimet me BDI-në kemi rënë dakord në disa pika

    Nga LSDM-ja thonë se nga bisedimet e zhvilluara me BDI-në për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë...

    Maqedoni: Pasojat nga rikthimi i karantinës dhe kufizimeve tjera

    Respektimi i masave për mbrojtje nga koronav*irusi i ri, që shkakton sëmu*ndjen COVID-19 dhe jo rikthimi i masave kuf*izuese,...

    Moti sot në Maqedoni

    Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe jostabil me shi lokal të...

    Katër viiktima dhe 200 raste të reja me Covid 19

    Ministria e Shëndetësisë raportoi të shtunën për 4 pacientë të vdekur dhe 200 të infektuar me koronavirusin e ri...