More

    Bitcoin ra nën 10,000 dollarë për herë të parë në 2 javë

    - Marketing -

    Bitcoin ra me 8% ditën e Marte nën kufirin e 10,000 dollarëve për herë të parë pas dy javësh pasi ligjvënësit Amerikanë u shprehën kundër planeve të Facebook për kriptomonedhën Libra.

    Kriptomonedha më e madhe në botë aktualisht vlerësohet me 9,697 dollarë, një rënie me 8% në 24 orët e fundit.

    Rënia vjen pak pasi David Marcus, shefi i blockchain pranë Facebook që do të mbikëqyrë edhe projektin Libra u përgjigj përpara Komitetit Bankar të Senatit.

    Në orët e para të ditës së sotme bitcoin ra me 3%. Tregtuesit thonë se nuk është i qartë shkaku i kësaj rënie të.

    Gjatë dëshmisë së Marcus, një senator Amerikan tha se Facebook mund të jetë çmendur të besojë se njerëzit kanë për të përqafuar Libra si para zyrtare.

    Kriptomonedha u prezantua në ditët e para të Qershorit dhe menjëherë ndikoi në rritjen e vlerës së bitcoin i cili u ngjit deri në 14,000 dollarë.

    Megjithatë komentet negative të politikanëve dhe autoriteteve financiare në mbarë botën në lidhje me Libra bënë që edhe vlera e bitcoin të luhatej vazhdimisht. Projekti Libra parashikohet që të lançohet në 2020-ën.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ahmeti nga Gostivari: Më mirë Naseri se sa Zorani a Hristijani

    Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë...

    Sela: Pritjet e qytetarëve dëshmojnë dështimin e qeverisjes aktuale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje,...

    Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para qytetarëve të Fushë Tophanës deklaroi se koalicioni ASH- AAA do të angazhohen në...

    Murati: Aplikoni për mbështetje finansiare për bizneset e reja

    Zëvendës drejtori i Agjencionit për punësim i Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati ka informuar se ky agjencion sot ka...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -