Dimri është në fillimin e tij, por reshjet e borës kanë zbardhur malet më të larta të vendit dhe rajonit. Vendbanimet më të thella të malsisë së Sharrit kanë shijuar borën e parë nëpër rrugët e fshatit. Por edhe në Malin e Thatë prej mbrëmë është paraqitur shtresa e parë e borës. Shpatet e malit i cili është me lartësi diku mbi 1500 metra lartësi mbidetare janë mbuluar nga pëlhura e bardhë e borës me çka është zbukuruar atmosfera në fshatrat e malsisë të komunës së Zhelinës siç janë Sallareva por edhe një pjesë e Merovës. Banorët i janë gëzuar borës së parë dhe në rrjetet socijale kanë postuar fotografi të bukurisë dimërore. Ata shprehen të kënaqur se rruga për në fshatin Sallarevë edhe përskaj reshjeve është e kalueshme dhe falenderojnë komunën e Zhelinës për mirëmbajtjen e saj.
Në foto duket qafa e Kërstecit dhe tabela që përshkruan shtegun malor për në majen më të lartë të komunës së Zhelinës, i cili tashmë po shëndeohet në një destinacion turistik së bashku edhe me brigjet e Liqenit të Kozjakut.
Vitin e kaluar komuna e Zhelinës së bashku me Klubin Malor “Gryka e Dervenit” vendosi disa tabela që përshkruajnë lokalitetet turistike në një pjesë të këtij rajoni.