More

    Botohet libri më i ri për Radushën

    “Radusha, qytezë nën hijen e historisë” (Gjurmëve të një monografie).

    Doli në dritë edhe një libër monografik “Radusha, qytezë nën hijen e historisë” (Gjurmë të një Monografie), me bashkëfinansim të SHKH “Radusha” me seli në Berlin, i autorit Ekrem Ebibi.
    Autori detajisht përshkruan dhe vë në spikamë historikun dhe ndodhitë krakteristike për vendlindjen e tij nga lashtësia deri më vitin 2000..
    Monografia, një nismë shumë e qëlluar, analizon evoluimin e Radushës si fshat i lashtë me pjesën e qytezës xehtare të saj Koloninë, nëpër shekuj, me analiza të hollësishme socio-filozofike, psikologjike, etnologjike dhe historiko-gjuhësore.
    Ebibi, duke jetësuar idenë e tij për përpilimin e një Monografie të vetadministrimit vendor të fshatit Radushë dhe pararendësit e këtij pushteti nga koha Osmane në Komunën e Këndovës, vendosi që këtë hulumtim ta titulloj Gjurmë të një Monografie. Titulli i librit është rrjedhim reflektues i informatave të dorës së parë se “dorëshkrim të Monografisë për fshatin Radushë ka shkruar Mexhit S. Haliti, në gjuhën shqipe dhe turke, ku ka shtjelluar origjinën, etimologjinë dhe epistemologjinë e emrit, mikrotoponimet dhe toponimet dhe shumë fakte të tjera të rëndësishme në lidhje me këtë vendbanim dhe popullatën e saj”.
    Libri përshkruan rrënjët, trashëgiminë kulturore, atë shpirtërore dhe materiale, rrugëtimin plot mistere, të panjohura dhe storje të lavdishme të një vendbanimi në qarkun kohor shekullor, identitetin e radushasve edhe të shqiptarëve.
    Puna voluminoze, kërkimore dhe empirike e sistematizuar me një metodologji të përpiktë shkencore e bazuar në hulumtime të shumta të nduarduarshme, nga e cila buron faktografia e gjerë jo vetëm historike, por edhe onomastike, përkatësisht toponimike dhe antroponomike, sjell të dhëna mbi fiset dhe brezat ndër shekuj, mbi krerët e Bashkësisë Lokale, mbi shërbimet shëndetësore, edukativo-arsimore, sportive, komunikative, industriale dhe furnizuese, si dhe të dhëna mbi pozitën gjeografike të fshatit, dimensionet demografike, të dhëna mbi hidrografinë, klimën, botën bimore dhe shtazore, por edhe mbi vreshtarinë, perimtarinë, pemëtarinë, bujqësinë e blegtorinë. Një kapitull i veçantë në veprën monografike i kushtohet aspektit ekonomik të këtij vendbanimi përkatësisht industrisë së xehetarisë, pasi miniera e Radushës ishte letërnjoftim i këtij fshati.
    Radusha në histori njihet edhe si vendbanim arsimdashës dhe këtë e themi me mburrje, prandaj autori me plot të drejtë i ka kushtuar një kapitull arsimit të zhvilluar në këtë fshat në Shkollën Fillore “Faik Konica”.
    Sipas recenzentit Dr. Prof. Sefer Tahiri “Ekrem Ebibi përmes Monografisë, si një “gjeolog” hulumtues, mëton të gjurmojë sa më thellë mbi këtë vendbanim i cili për kah shtrirja natyrore bart mbi vete strukturën identitare të shqiptarëve, diversitetin që e rrethon, pluralitetin rajonal identitar, por të padiskutueshëm të njësuar etno kulturor. Libri është një vepër shkencore që përmban të gjitha tiparet e një monografie, pasi në faqet e saj sjell të kaluarën historike, të lashtë dhe të afërt, duke i prezantuar periudhat e ndryshme historike përmes emrave të përveçëm, pjesëmarrës aktiv dhe kontribues në cikle të ndryshme historike. Bën fjalë për luftëtarët dhe asqerët në Perandorinë Osmane, pjesëmarrësi e Luftës Nacional- Çlirimtare, por duke renditur edhe emrat e përfaqësuesve të Ballit Kombëtar.
    Kjo Monografi prezanton denjësisht virtytet humane të shqiptarëve të kësaj ane të dëshmuar ndër vite me një reflektim dhe pulsim të ndërgjegjes humane të këtij fshati, ndërsa autori sikur përdor “peshore mjekësore” pasi nuk stërmadhon apo hiperbolizon veprat humanitare dhe solidare të radushasve”.


    “Vepra monografike “Fshati Radushë- nën hijen e historisë, gjurmë të një Monografie” e autorit Ekrem Ebibi e nderon vetë autorin, por mbi të gjitha e nderon historinë e lavdishme të këtij fshati bujar, i nderon heronjtë e tij, ata që dikur sakrifikuan shumë për një jetë më të mirë sot. I nderon banorët e tij, ata që jeta i ka shpërndarë në hapësira jashtë fshatit, brenda Maqedonisë, e fatkeqësisht në numër të madh në mërgatë, në Evropë e gjetiu, por që kurrë nuk harrojnë me krenari të thonë se janë nga Radusha, një emër që thurr legjenda mbi të kaluarën dhe që stoikisht morri pjesë në vendosjen e gurthemelit të së ardhmes më të ndritur të shqiptarëve.”

    Me respekt
    Autori dhe SHKH “RADUSHA” me seli në Radushë dhe Berlin.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Xho Bajden e dha betimin si presidenti i 46-të amerikan

    Uashington, 20 janar – Me dorën e shtrirë në Biblën 127 vjeçare, që e mbante bashkëshortja e tij Xhil,...

    13 viktima dhe 72 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 793 teste, ndërsa janë regjistruar 72 raste...

    Përfundon pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

    Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e pushimit dimëror që zgjat nga...

    Inaugurohet zgjerimi dhe rindërtimi i ndërtesës komunale në Saraj

    Zgjerimi dhe rindërtimi i ndërtesës komunale me Saraj u bë përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale – MSIP...