More

    Brokoli mik i duhanpirësve, rikuperon dëmet që shkakton cigarja në mushkëri

    - Marketing -

    Tymi i duhanit përmban kimikate të cilat dobësojnë sistemin tonë imunitar, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe duke dëmtuar aftësinë e tij për të shkatërruar qelizat kancerogjene.

    Në të njëjtën kohë, tymi i duhanit mund të dëmtojë ADN-në e qelizave, duke rritur mundësinë e formimit dhe lulëzimit të qelizave kancerogjene.

    Për të testuar fuqinë e ndërhyrjeve dietike në parandalimin e dëmtimit të ADN-së, shkencëtarët studiojnë zakonisht duhanpirësit kronikë. Studiuesit grumbulluan një grup duhanpirësish të rregullt dhe u kërkuan atyre të konsumonin 25 herë më shumë brokoli, sesa konsumi mesatar amerikan.

    Krahasuar me duhanpirësit që e shmangnin ngrënien e brokolit, vetëm brenda dhjetë ditësh, duhanpirësit që po e konsumonin atë, kishin 41 për qind më pak mutacione të ADN-së në gjakun e tyre.

    A ndodhi kjo vetëm ngaqë brokoli rriti aktivitetin e enzimave detoksifikuese në mëlçinë e tyre, të cilat ndihmuan në pastrimin e qelizave kancerogjene përpara se këto të mbërrinin te qelizat e duhanpirësve?

    Jo, edhe kur ADN-ja nxirret nga trupat e subjekteve dhe ekspozohet ndaj një kimikati që dëmton ADN-në, materiali gjenetik nga konsumatorët e brokolit tregoi dukshëm më pak dëme. Kjo tregon se ngrënia e perimeve, si brokoli, mund t’ju bëjë më të qëndrueshëm për sa i përket nivelit ndërqelizor.

    Ndërkohë që përpiqeni të lini duhanin, perime, si brokoli, lakra dhe lulelakra mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmeve të mëtejme./living

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Halil Kastrati dorëzon edhe 10 shtëpi të reja

    Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin kanë dhuruar çelësat e 10 shtëpive për familjet në Komunën...

    Ambasadorja amerikane viziton BFI-në

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, zonja Kejt M. Bërns (Kate Marie Byrnes), ka vizituar më...

    Orhan Murtezani: “Prej sot 917 të punësuarit kanë rritje të pagës për 5%”

    Drejtori i Hekurudhat e RMV-Transport ua rrit rrogat 917 punëtorëve për 5%. “Prej sot 917 të punësuarit në Hekurudhat e...

    EKSKLUZIVE / Kryetari i komunës duke konsumuar kokakin në lokal ( VIDEO )

    Një kryetar bashkie është filmuar duke marrë kokainë në një ambient publik. ABC News publikoi sot në mëngjes në emisionin...
    - Marketing -
    - Marketing -