More

    BROWN BAG SEMINAR SERIES – NJË PRAKTIKË E RE NË UNT

    Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi “Brown Bag Seminar Series” si një praktikë e re pranë UNT-së, gjegjësisht në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Teknike (FSHT) u mbajt seminari i parë në kuadër të serisë së seminareve që do të organizon ky fakultet në të ardhmen të quajtura “Brown Bag Seminar Series”, dhe të njejtët do të koordinohen nga profesoresha Doc. dr. Zana Beqiri Luma.

    Këto seminare kanë për qëllim që të promovojnë dialogun dhe shkëmbimin e informacionit midis pjesëmarrësve. Seminaret e këtilla promovojnë punën në ekip, përforcojnë vlerat dhe misionet e institucionit, dhe rrisin moralin e punonjësve. Gjithashtu, këto seminare ndihmojnë të punësuarit të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësi të rëndësishme që mund të përdoren në projekte kërkimore dhe hulumtuese.

    Gjatë seminarit të sotshëm, u prezantua punimi me temë: “Ndikimi i (pa)barazive pagesore në intencën e lënies së punës: Hulumtim te punonjësit e jakës së bardhë në sektorin banker” nga profesori Doc. dr. Bujamin Bela. Qëllimi i këtij studimi është hulumtimi i efektit të perceptimit të punonjësve me jakë të bardhë në sektorin bankar mbi (pa)barazinë e pagesave dhe intencën e lënies së punës. Studimi është i bazuar mbi një model të sistemit pagesor, ku me anë të pyetsorit të parapërgatitur janë matur perceptimet në lidhje me barazinë e përgjithëshme, ku përfshihen barazia e brendshme, e jashtme, individuale dhe procedurale, si dhe nëpërmjet regresionit linear është matur efekti i përgjithshëm i (pa)barazive pagesore tek intenca për lënien e punës. Në kuadër të hulumtimit janë analizuar edhe dallimet në aspektin demografik mbi dimenzionet e pabarazive pagesore dhe intencës së lënies së punës.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    ASH propozon katër masa anti-Kovid, Qeveria urgjentisht t’i marr parasysh

    Aleanca për Shqiptarët (ASH) propozon katër masa të reja anti-Kovid-19. Bekim Tateshi nga Departamenti i Shëndetësisë pranë kësaj partie...

    Me 50% lirim do të regjistrohen veturat me targa të Zvicrës, Austrisë e Gjermanisë, ja kushtet!

    Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka sqaruar se cilat vetura do të mund të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut...

    Ja sa do të kushtoj vaksina kundër COVID19

    Vaksina e koronavirusit, e cila është duke u zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me Astra Zeneka, do...

    MAQEDONI E VERIUT: USHTARËT DO TË KUJDESEN PËR SIGURINË NË SPITALE

    Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të paarmatosur, do të ndihmojnë institucionet dhe punonjësit shëndetësorë në...