Mbrëmë (23- nëntor) rreth orës 01.00, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar një 40 vjeçar banues në një fshat të Tetovës, i cili më parë, nën ndikimin e alkoolit, abuzoi fizikisht dhe mendërisht gruan e tij 37 vjeçare.
I dyshuari u mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, njoftojnë nga SPB-Tetovë.