More

    Carovska: Shkollat nuk do të mbyllen

    Shkollat mbeten të hapura edhe më tej, pasi është konstatuar se aktualisht po respektohen masat dhe nuk janë transmetues të koronavirusit. Ministrja për arsim dhe shkencë, ka njoftuar sot se nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën dhe klasat e larta ku ekzistojnë mundësi, mësimin do ta ndjekin me prezencë fizike.  Në një intervistë për agjencinë MIA, Carovska ka thënë se numri i të infektuarve nëpër shkolla ende është nën 1 për qind dhe për çdo ndryshim eventual opinioni do të njoftohet në kohë.

    Milla Carovska

    “Vlerësoj se të gjitha masat që i realizuam janë të mira dhe e dhanë efektin e pritur. Po respektohen rregullat dhe mund të konstatojmë se shkollat nuk janë transmetues të virusit. Kemi më pak se një për qind të nxënësve dhe arsimtarëve të infektuar në shkolla. Kështu që, tani për tani ata mbeten të hapura. Të jeni të sigurt se çdo vendim ashtu si edhe deri më tani, do të sillet me rekomandim të Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, sepse ai trup i ekspertëve dhe profesionistëve më së miri e di se si duhet që të veprojmë të gjithë ne në çdo rast, në përputhje me zhvillimin e pasqyrës epidemiologjike dhe trendet në përmasa globale lidhur me këtë çështje”

    Për notimin e nxënësve dhe për atë se sa do të ishte objektivë vlerësimi në distancë, ministrja tha se ka opsione për organizimin e vlerësimit edhe me prani fizike edhe nën protokolle të rrepta. Carovska tha se Ministria për arsim dhe shkencë, përmes bllok dotacioneve ka siguruar mjete për t’u paguar puna jashtë orarit për mësuesit që sipas protokolleve shëndetësore, për më së shumti 20 nxënës në shkollë, punojnë ndaras në dy grupe nga e njëjta klasë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Grubi vizitoi Prishtinën

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi sot në Prishtinë karealizuar një...

    Ushtria prej nesër do të sigurojë spitalet

    Komadanti suprem i Armatës, përkatësisht presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet të japë dritë jeshile që armata nga nesër...

    Flet ministresha Carovska: Ja kur përfundon gjysëmvjetori shkollor?

    “Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021 do të përfundojë në fund të vitit, ndërsa sërish do të fillojë...

    E mërkura nis me mjegull dhe vranësira kalimtare

    Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Temperaturat parashikohen në: zonat malore -2°C deri në...