Home / BOTA / Çfarë mrekullie: Nga kjo përplasje e tmerrshme, nuk ka asnjë të lënduar rëndë! (Video)

Çfarë mrekullie: Nga kjo përplasje e tmerrshme, nuk ka asnjë të lënduar rëndë! (Video)

Videoja tronditëse e kapur në Utah, SHBA, tregon momentin kur një tren dykatësh i pasagjerëve godet në pjesën e prapme një kamion të kompanisë FedEx.

Kjo, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dyshohet të ketë ardhur pasi akulli kishte shkaktuar probleme tek sinjalet e sigurisë të cilat kishin dështuar për të dhënë mesazhet e nevojshme në një kalim hekurudhor.

Videoja e marrë nga autoritetet policore të shtunën tregon momentin e përplasjes së trenit me kamionin, ndarjen e rimorkios në dysh dhe dërgimin e asaj që kishte brenda aty në ajër.

Por, mrekullisht, asnjëri prej dy njerëzve që gjendeshin në kamion dhe asnjë nga 82 pasagjerët e trenit nuk kishin pësuar ndonjë lëndim të rëndë.

About Derveni Info

Check Also

Shënohet “11 Shtatori” në SHBA, dita që ndryshoi botën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në Twitter me rastin e 18 vjetorit të tragjedisë. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *