Pas bllokimit të merkatos nga FIFA, drejtuesit e Chelsea-t e kanë gjetur shpëtimin te lojtarët e huazuar nëpër skuadra të ndryshme në Europë. Trajneri Lampard ka nevojë për alternativa në mbrojtje dhe zgjidhja do të jetë i riu Ethan Ampadu i cili u huazua këtë verë te Leipzig. Në ekipin gjerman 19-vjeçari nuk aktivizohet shumë ndërsa Lampard përkundrazi po i jep shumë shanse të rinjve te Chelsea ndaj dhe zgjidhja më e mirë për Blutë e Londrës do të ishte ndërprerja e parakohshme e huazimit të lojtarit për të përforcuar mbrojtjen.
Check Also
Francë, mobilizim masiv kundër reformës së pensioneve
Më shumë se 500-mijë persona manifestuan sot në mbarë Francën, në kuadër të një greve …