Home / BIZNESI / Dauti Komerc në TOP 5 kompanitë më të suksesshme për vitin 2018

Dauti Komerc në TOP 5 kompanitë më të suksesshme për vitin 2018

Kompania Duti Komerc, edhe në vitin 2018 ëshët radhitur në mesin e TOP pesë kompanive më të suksesshme. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për të nëntën herë me radhe ka shpallur TOP 100 kompanitë më të suksesshme gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut.
Ky është suksesi i radhës i kompanisë Dauti Komerc, e cila tanimë është një kompani e etabluar si në Maqedoni ashtu edhe në rajon, gjatë dhjetë viteve të fundit kjo kompani është radhitur në top 5 e kompanive më të suksesshme shqiptare ndërsa dy vite edhe kompania më e suksesshme e vitit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Kompania që këtë vit morri çmimin e parë dhe u shpall kompania më e suksesshme për vitin 2018 është kompania VARDAR DOLOMIT.Si kompani e dytë më e suksesshme u shpall ALMA-M dhe në vendin e tretë u rradhit kompania KIPPER. Kompania NEPTUN këtë vit u rradhit si kompania e katërt më e suksesshme në Maqedoninë e Veriut, kurse çmimin e pestë e morri kompania DAUTI KOMERC nga Shkupi.OEMVP vazhdon me përkushtim të jetë ombrella mbrojtëse e bizneseve, në rrugëtimin e tyre kah suksesi. Do të vazhdojmë të jemi korrektorë të politikave makroekonomike duke ofruar zgjidhje konkrete. Do të qëndrojmë pranë sipërmarrësve në arritjen e qëllimeve për rritje dhe zhvillim të mëtutjeshëm të bizneseve. TOP 100 dëshmon se kompanitë tona punojnë me sukses dhe janë të gatshme të inkuadrohen në tregjet globale ekonomike, andaj fokusi i OEMVP në të ardhmen do jetë gjetja e tregjeve të reja për bizneset vendore -u shpreh Nebi Hoxha.-, Kryetar i OEMVP-së.
Drilon Iseni, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së prezantoi metodologjinë e përzgjedhjes së TOP 100 kompanive për vitin 2018. Rezultatet që këto kompani kanë arritur gjatë vitit të kaluar janë me të vërtet mbresëlënëse dhe inkurajuese. Realizimi i qarkullimit vjetor prej rreth 763 milionë euro tregon që kompanitë nga Maqedonia e Veriut posedojnë kapacitete për të menaxhuar dhe për të implementuar inovacione dhe teknologji bashkëkohore që të jenë në hap me zhvillimet teknologjike dhe ekonomike në botë. OEMVP, vazhdon me përkushtim të mbështes kompanitë në rrugëtimin e tyre, me theks të veçantë në përmbushjen dhe realizimin e vizionit dhe misionit të përbashkët. Promovimi i suksesit të tyre është një nga mënyrat që të stimulohen këto kompani të vazhdojnë trendin e rritjes në mënyrë që të korrin suksese edhe më të mëdha.Në këtë manifestim prezent ishin Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, zv. Kryeministri z. Koço Angjushev, Ministrja e Financave znj. Nina Angelovska, zv.Kryeministri për çështje evropiane z. Bujar Osmanii,përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore dhe bizneseve, ambasadorë, të ftuar të tjerë nga vendi dhe si nga shtete të huaja.

About Derveni Info

Check Also

Ali Ahmeti: Muhamed Zekiri më kërkoi të bëhet deputet! Zekiri: BDI-në e kam mbështetur hapur!

“Muhamedi ka ardhur tek unë për tu bërë deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, para …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *