More

    ‘Dauti Komerc’ shembull edhe në komunikacion

    - Marketing -

    Kompania ‘Dauti Komerc’ përveç se ka aritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe konsiderohet si një shkollë në sferën e biznesit në Maqedoninë e Veriut ajo më tani është bërë shembull edhe në kulturën e lartë në komunikacion. Për sukseset e shumta të kësaj kompanie tanimë kanë filluar të shkruajn edhe mediat në gjuhën maqedonase.

    E përditshmja në gjuhën maqedone “Nova Makedonija”në një artikull të saj ka shkruar se veturat e kompanisë janë shembull i se si duhet të sillëmi në komunikacion.”Pjesëmarësit në komunikacion në Shkup dhe më gjërë pozitivisht reagojnë për një dukuri positive tek veturat e kësaj kompanie në të cilat shkruan ”Nëse keni vërejtje dhe lëvdrata për shoferin e kësaj veture ju lutemi na informoni në këtë numër të telefonit”, shkruan ‘Nova Makedonija’, në artikullin e saj, sipas së cilës ky veprim kompanisë, jep optimizëm se dikush mban llogari për respektimin e rregullave të komunikacionit.

    ”Dikuj ndoshta kjo do ti duket fare e parëndësishme por në situate kur të gjitha vlerat morale kanë filluar të zbehen një tekst i vogël jep shpresë se nuk është fundosur gjithçka. Qyetearët janë të lodhur nga shoferët të cilat i ndjekin veturat me shpejtësi maramendëse dhe nuk respektojnë asnjë rregull të komunikacionit duke mos respektuar as këmbësorët dhe duke mos mbajtur llogari as për mjedisin”,thuhet në artikullin e gazetës Nova Makedonija.

    Kompania ‘Dauti Komerc’, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Maqedoninë e Veriut,Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot fillon gjysmëvjetori i dytë, nxënësit kthehen në bankat shkollore

    Pas pushimit dimëror trejavësh, nxënësit sot i janë rikthyer bankave shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020. Mësimi...

    ALBIZ organizon Panairin e Bizneseve të Sarajit

    Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ edhe këtë vit organizon “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit...

    U promovuan 13 automjete për nevojat e poliklinikave të Shkupit

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorët e Shtëpisë së Shëndetit, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka, sot kanë marrë...

    Nxënësit nesër kthehen në mësim

    Pas pushimit dimëror trejavësh, nxënësit nesër do të kthehen në bankat shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor...
    - Marketing -
    - Marketing -