More

    Dauti Komerc shpallet kompania e vitit 2020


    Kompania Dauti Komerc, është shpallur kompania më e suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në manifestimin i cili u organizua për të dhjetën herë nën organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore kjo kompani është shpallur fituese për vitin 2020. Në këtë event të pranishëm ishin kreu shtetërorë, Kryeministri Zoran Zaev, Kryetari Parlamentit Talat Xheferi, Zv.Kryeministri i Parë Artan Grubi, Ministrat Kreshnik Bekteshi e Fatmir Besimi si dhe mysafir nga Shqipëria dhe Kosova. Ky manifestim i cili është shndërruar në tradicional bën përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme për çdo vitë ndërsa përzgjedhja e kompanive më të suksesshme bëhet në bazë të disa kritereve siç janë: qarkullimi vjetor, neto fitimi, numri i të punësuarve, investimet dhe kthimi i kapitalit.

    Kryeministri Zaev në fjalimin e tij i inkurajoi kompanitë të vazhdojnë me planet për ciklin e investimeve në kapitalin njerëzor dhe së bashku, siç tha, me institucionet kompetente t’i tejkalojnë sfidat e pandemisë globale.“Sektori privat ka rol të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës dhe të ardhurave për qytetarët. Shtesë, edhe përmes inovacioneve të vazhdueshme të cilat sjellin produkte të reja dhe shërbime në treg, ndërsa me këtë edhe vlerë të shtuar”, theksoi Zaev. Ministri i financave ,

    Fatmir Besimi na fjalimin e tij tha se në kushte të krizës, kur kompanive u duhet kapital i freskët, sigurim i kapitalit të lirë, është mënyra më e mirë t’u ndihmohet për ta përmirësuar likuiditetin dhe konkurrencën e tyre në një treg të huaj.“Ne jemi këtu me ju për t’ju mbështetur në rrugën derisa po hapëroni nëpër këtë krizë. Jemi duke u ballafaquar me një rrethim global që e shënon një pasiguri e madhe. Por, besoj se, me masa të duhura dhe politika të orientuara drejt mbështetjes së rritjes së qëndrueshme dhe inkluzive, do t’i qasemi kësaj sfide në mënyrën e duhur dhe do ta shfrytëzojmë këtë moment si mundësi për të shkuar përpara. Me siguri nuk do të jetë e lehtë, por do të bëjmë gjithçka për ta bërë të pamundurën – të mundur”, tha Besim.

    Pas kompanise Dauti Komerc, u radhit kompania Alma-M, çmimin e tretë kompania Pofix, çmimin e katërt kompania Bas Tuti Fruti dhe çmimin e pestë kompania Kipper. Kompania AK-INVEST morri çmimin si kompani me rritje më të shpejtë, Qendra Edukative REA fitoi çmimin si kompani e udhëhequr nga grua ndërsa kompania Knauf Radika merr çmimin e kompanisë me partneritet të sukseshëm.

    Ky është suksesi i radhës i kompanisë Dauti Komerc, e cila tanimë është një kompani e etabluar si në Maqedoni ashtu edhe në rajon, gjatë dhjetë viteve të fundit kjo kompani është radhitur në top 5 e kompanive më të suksesshme shqiptare. Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Komisioni Rregullator për Energjetikë sot publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot duhet të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës që duhet të...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti paradite do të jetë ne reshje, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit. Gjatë ditës moti do të jetë...

    Sinani: Fatime Fetai është figurë tragji-komike e dalur nga kazani i politikës maqedone

    “Fatime Fetai është figurë tragji-komike e dalur nga kazani i politikës maqedone. Fatkeqësisht diskursi i saj nuk dallon nga...

    Breshëri KALLASHNIKOVI, vritet 32 vjeçari Jetmir Bregu

    Detaje të reja janë zbuluar nga vr as ja e pasdites së sotme në Durrës. Mësohet se vi kti...