More

    Del nga shinat treni i shpejtë i linjës Strasburg-Paris, lëndohen 10 persona

    Treni TGV që e lidhë Strasburgun me Parisin doli nga binarët sot në mëngjes në orën 7:30, në afërsi të Ingenhajmit në Rajnën e Poshtme, dhjetë persona janë lënduar, mes të cilëve edhe makinisti.

    Treni nuk doli tërësisht nga binarët, por vetëm katër vagonët e parë. Sipas xhandarmërisë, 10 persona janë lënduar, përfshirë edhe makinistin, i cili është me lëndime serioze.

    SNCF – hekurudha shtetërore, u kumtoi udhëtarëve se fatkeqësia i referohet rrëzimit të argjinaturës në të cilën u ndesh treni. Kompania konfirmon për Fransinfo se sipas elementeve të para, vagoni i përparmë i TGV u godit në diçka. “Kjo është ngjarje e rrallë”, thonë nga kompania.

    SNCF garanton se nuk ka ndërprerje të komunikacionit të TGV, vetëm disa shtyrje. Në të vërtetë, trenat rikahëzohen drejt linjës klasike.

    Treni TGV lëvizë në binarët e ndërtuar special me shpejtësi mesatare prej rreth 300 kilometra në orë./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    ASH dhe Alternativa pa vendim për tryezën e Ahmetit

    Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa nuk kanë marrë vendim gjatë takimit të sotëm koordinues për ftesën e liderit të...

    SHBA, shpërthim i fuqishëm në Baltimore (VIDEO)

    Një “shpërthim i madh gazi” shkatërroi plotësisht banesat në një lokacion në qytetin Baltimore në SHBA. Autoritetet njoftuan se...

    Vjen përforëcimi i radhës, Elvin Yunuszada

    Skuadra e FC Shkupi tani më ka zyrtarizuar edhe një përforcim, bëhet fjalë për qendër mbrojtësin nga Azerbajxhani, Elvin...

    Zaevi i do shqiptarët të nënshtruar ndaj tij, e jo të bashkuar rreth idealit

    Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit...