Home / LAJME / Dëshmitari i rastit “Alfa”: U liruan kriminelët nga burgu, të pafajshmit kalben burgjeve

Dëshmitari i rastit “Alfa”: U liruan kriminelët nga burgu, të pafajshmit kalben burgjeve

Dëshmitari i rastit ‘Alfa’, Ramiz Dauti përmes një statusi të fundit në rrjetet sociale ka komentuar lirimin në burgim shtëpiak të Katica Janevës dhe shumë kriminelëve të tjerë sic thotë ai dhe se në anën tjetër njerëz të pafajshëm po vuajnë dënimin me vite të tëra, transmeton portali derveni.info
‘Katica në shtëpi, Boki13 gjithashtu në shtëpi sepse ka të vjellura ose të ngjajshme dhe të gjithë me rradhë kriminelët dhe të dënuarit që lëndët do ju vjetërohen. Dmth bukfalisht të gjithë kriminelët janë në liri por jo edhe njerëzit e pafajshëm. Si për shembull Agim Islami nga rasti Alfa, 10 vite vuan dënim për shkak të kriminelëve nëpër burgje dhe institucione. Dmth drejtësia kërkohet në gjykata dhe institucione por nuk janë të fajshëm ato sepse kanë harruar por ne nuk kemi harruar cdo ditë të jetës nën ankthe pa të afërmit tonë, shoku Agim me të cilin kafen e fundit e kemi pirë bashkë. Megjithatë ne flejmë me dyer të hapura në shtëpi dhe le të mendohen ato që kanë montuar raste dhe kanë dëmtuar dikë në shpinë të njerëzve të pafajshëm dhe tatimin që ne e paguajmë’, ka shkruar kështu Dauti i cili është dhe dëshmitarë në rastin ‘Alfa’.(derveni.info)

About Derveni Info

Check Also

Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së

Anëtarët e PSD-së sot në Kuvendin Zgjedhor që është duke u mbajtur kanë zgjedhur Dardan …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *