Home / BOTA / Detajet më të reja rreth atentatit ndaj Festim Latos

Detajet më të reja rreth atentatit ndaj Festim Latos

Pas lajmeve të shumta rreth atentatit të Festim Latos-President i shpallur i Republikës së Çamërisë, përmes një postimi në Facebook Republika e  Çamërisë Televizion shkruan:
”U FTUA NË TAKIM ZYRTAR – E ZHDUKËN DISA DITË PA GJURMË – MBRËMË U GJET I VDEKUR

Lajmi për vrasjen e Presidentit të Çamërisë ka tronditur opinionin publik shqiptar. Mediat vendore, duke dashur që të prodhojnë sa më shumë tekst senzacional, po japin verzione të ndryshme të ngjarjes, duke harruar misionin për informim të saktë e të drejtë, dhe për rolin që moralisht ju takon, e që ka të bëjë në radhë të parë me emancipimin e opinionit publik të një shoqërie të traumatizuar nga tranzicioni i stërgjatur politik.

SI U ZHVILLUAN NGJARJET

  1. Para një jave, z. Festim Lato është takuar zyrtarisht në një ambient tashmë të njohur për policinë holandeze me një delegacion të huaj*. Ftesa për takim i kishte ardhur pak kohë më parë.
  2. Që nga momenti kur z. Festim Lato hyn në takim e deri natën e mbrëmshme nuk dihej më asgjë për vendndodhjen e tij.
  3. Të shqetësuar me zhdukjen e Festim Latos, para tre-katër ditësh, familjarët e informojnë policinë holandeze.
  4. Dje, z. Festim Lato, President i Çamërisë, është gjetur i vrarë dhe policia holandeze është vënë në ndjekje të autorëve.

________

* për shkak se hetimet e policisë holandeze janë në vlugun më të madh dhe duke mos dashur të bëhemi pengesë e punës së tyre, për delegacionin e huaj të cekur më sipër, informacionin e siguruar e mbajmë në konfidencialitet.”

About Derveni Info

Check Also

Përfundon rikonstruimi i urës Goce Dellçev

Rikonstruimi i urës Goce Dellçev ka përfunduar dhe me këtë është normalizuar edhe trafiku. Vozitësit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *