More

    Doc. Dr. Argëtim Saliu shpallet SHKENCËTARI më i Ri i Vitit

    - Marketing -

    Nën moton “Në gjurmët e më të mirëve” Forumi Rinor Islam (FRI) sonte organizoi manifestimin e përvitshëm të Vitit të Ri islam HIXHRI, informon medial.

    Kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani me këtë rast para të pranishmëve tha se Forumi Rinor Islam në vazhdimësi promovon një nga qëllimet kryesore: stimulimin e diturisë dhe shkencës, nxënien e dijes dhe këtë po dëshmon përmes dekorimit të nxënësve dhe studentëve më të dalluar në shoqërinë tonë.

    Sonte Forumi Rinor Islam përzgjodhi dhe dekoroi profesorin universitar doc.dr Argëtim Saliu si SHKENCËTARIN MË TË RI TË VITIT me qëllim mirënjohjen ndaj tij për punën dhe angazhimin që jep për rininë shqiptare në vend dhe më gjërë.

    Profesori Argëtim Saliu me këtë rast tha se ndjehet i nderuar nga ky vendi i FRI-së që ta dekorojë atë me çmimin SHKENCËTAR MË I RI I VITIT.

    “Jeta është një pallat shumëkatësh, nëpër të cilin jemi të detyruar të ngjitemi vetëm përmes shkallëve. Kjo është ajo sfidë nga e cila merr kuptimin formësimi ynë i përgjithshëm. E dashura RINI, mbani mend fjalët e poetit Naim Frashëri: “Vetëm drita e diturisë, përpara do të na shpjerë dhe se një popull i arsimuar asnjëherë nuk mund të jetë i robëruar”, u shpreh Saliu.

    Ditë më parë Doc.Dr Argëtim Saliu publikoi dhe librin “E DREJTA ADMINISTRATIVE”, një libër ky gjithëpërfshirës. Ky libër është tekst me karakter universitar, i përbërë nga njëmbëdhjetë kapituj dhe gjithsej 425 faqe. Libri në fjalë është i destinuar kryesisht për studentët e programeve studimore juridike, shkenca politike dhe administrim publik.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Kryemuftiu Tërnava viziton BFI

    Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai,...

    Filloi asfalltimi i rrugës për Krushopek të epër

    Sot ka filluar asfalltimi i rrugës që lidh fshatrat Krushopek dhe Krushopek i epër. Ky projekt i shumëpritur nga...

    Ahmeti nga Gostivari: Më mirë Naseri se sa Zorani a Hristijani

    Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë...

    Sela: Pritjet e qytetarëve dëshmojnë dështimin e qeverisjes aktuale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje,...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -